Page 31 - Demo
P. 31
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare291. Përshkruani dhe përcaktoni në hartë shtrirjen gjeografike të fiseve ilire.2. Analizoni ndryshimet që pësoi harta politike e trevave shqiptare: a) gjatë mesjetës; b) pas periudhës së Shpalljes së Pavarësisë.3. Vlerësoni statusin politik të sotëm të trevave shqiptare.4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi ndryshimet që ka pësuar harta politike e trevave shqiptare nga periudhat më të hershme deri në ditët e sotme.Radha juajdhjetori i vitit 1912 deri në gusht të 1913-ës, u diskutua edhe rreth kufijve të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha nuk morën parasysh pavarësinë e Shqipërisë, duke i konsideruar trojet shqiptare si pjesë e Perandorisë Osmane, e cila kishte dalë humbëse nga Lufta e Parë Ballkanike. Qeveria e Vlorës bëri përpjekje të mëdha për të shpëtuar copëtimin e trojeve shqiptare, por më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori vendimin përfundimtar, sipas të cilit, gjysma e territoreve shqiptare mbetën jashtë kufirit politik dhe u ndanë ndërmjet Serbisë, Malit të Zi e Greqisë. Me këtë vendim u shkelën rëndë vullneti dhe e drejta e popullit shqiptar mbi trojet e veta. Statusi politik i sotëm i trevave shqiptare Në 17 shkurt të vitit 2008, në hartën politike të trevave shqiptare ndodhën ndryshime, pasi Kosova u shpall republikë e pavarur, e njohur si e tillë nga 114 shtete. Komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë mbetën pjesë e Serbisë. Në Maqedoninë e Veriut, popullsia shqiptare vazhdon përpjekjet për sigurimin e statusit që duhet të ketë në trojet e saj, të cilin e ka institucionalizuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit midis përfaqësuesve të saj dhe qeverisë maqedonase. Ndonëse kjo marrëveshje parashikon respektimin e standardeve evropiane të të drejtave të njeriut, të barazisë dhe të të drejtave të kombeve, disa nga pikat e saj nuk janë përmbushur ende. Popullsia shqiptare e Malit të Zi, e cila përbën rreth 8,5% të popullsisë së përgjithshme të këtij shteti, luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin dhe zhvillimin e tij. Ndërkohë, çështja e trojeve shqiptare në Greqi (e cila njihet si çështja çame) është ende e pazgjidhur. Nga ana e tij, shteti shqiptar ndjek politika në favor të ruajtjes së stabilitetit në Ballkan dhe të evropianizimit të këtij rajoni. Këto politika vlerësohen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. PlavëGuciSelcëVukajKoplikBeranë IztokPejëDeçanJunikGjakovëPrizrenTetovëShkupMitrovicëBradashBuletinPodujevëVuçiternë KulinëPrishtinëVranjëCaralevë BujanovcFerizajPreshevëKumanovëGostivarDibër KërçovëStrugëOhërManastirFollorinëKosturPrilepShkodërTivar Shëngjin UlqinKukësLezhë PeshkopiDurrësTiranëKavajëElbasanLushnjëFier BeratVlorëPogradecKorçëBilishtTepelenë ErsekëPërmetGjirokastërLeskovikKonicëMeçovëJaninëParamithiPargëFilatDET I ADR I AT I KD E T IJ O NShtrirja e trevave shqiptarepara vitit 1912Kufijtë e Shqipërisë,të vendosur më 1913-ënHarta shqiptare e trevave (sipas Mësuesit të Popullit A. Gashi)7

