Page 32 - Demo
P. 32
302.5 3R]LWD JMHRJUDÀNH GKH NXVKWHW QDW\\URUH WsKosovësDiskutojmë rreth: Pozita gjeografike e Republikës së KosovësRepublika e Kosovës, sipërfaqja e së cilës është 10 908 km², ka një pozitë gjeografike qendrore në Gadishullin e Ballkanit. Në jugperëndim, ajo kufizohet me Shqipërinë, në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Serbinë dhe në jug me Maqedoninë e Veriut. Kosova ka një pozicion gjeografik mjaft të favorshëm, pasi mundëson kalimin nga pjesët perëndimore të trevave shqiptare, drejt hapësirave të brendshme ballkanike dhe shërben gjithashtu si një hapësirë lidhëse midis veriut dhe jugut të Ballkanit. Komunikimi midis tyre realizohet përmes qafave dhe luginave lumore të Ibrit, Sitnicës, Lepencit dhe Drinit të Bardhë, të cilat e përshkojnë sipërfaqen e Kosovës në drejtime të ndryshme. Një arterie e rëndësishme që lidh Kosovën me Shqipërinë është autostrada VermicëMerdare, vazhdim i Rrugës së Kombit. Korridori automobilistik që kalon përgjatë luginës së Ibrit, mundëson lidhjen e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi, ndërsa rrugët që kalojnë përgjatë luginave të Sitnicës e të Lepencit lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Korridori përgjatë luginës së Llapit mundëson daljen drejt Nishit, ndërsa ai përgjatë luginës së Moravës së Binçës bën të mundur komunikimin me korridorin Beograd-Shkup. Përgjatë luginës së Drinit të Bardhë kalon një arterie automobilistike, e cila lidh midis tyre Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin. Nëpërmjet grykës së Llapushnikut (në kodrat e Drenicës), kjo arterie lidhet me Prishtinën dhe Rajonin Lindor të Kosovës.pozitës gjeografike të Republikës së Kosovës;kushteve natyrore të saj.SlloveniMal i Zi Shqipëri Maqedoniae VeriutKosovëGreqiDeti AdriatikBullgariRumaniSerbi BosnjëHercegovinëKroaciDeti JonDeti EgjeMaqedoniae VeriutosovëBullgariD etiEgjeSERBIMALI I ZISHQIPËRIMAQEDONIA E VERIUTLeposaviqTrepçaZubin PotokIstokPejëDeçanGjakovëDragashShtërpçeRahovecPrizrenFerizaj SuharekëKaçanikVitiGjilanShtimëLipjanKamenicëNovobërdëBrezovicëPRISHTINËFushë-KosovëObiliqGllogocMalishevëSkënderajKlinëDrini i BardhëVardarDrini i BardhëIbërIbërZveçanMitrovicë PodujevëVushtrriMirushaKlinaIbërDrenicaLepencLiqeni i Batllavës SitnicaSitnicaDrini iBardhëKryeqytetimbi 100000 banorëmbi 50000 banorëmbi 20000 banorëqytete të tjera kryesoreqytete të tjeraLEGJENDËHartat paraqesin pozitën gjeografike të Republikës së Kosovës në Gadishullin e Ballkanit.1 Kushtet natyroreNdërtimi gjeologjik. Trualli i Republikës së Kosovës ka një ndërtim gjeologjik të larmishëm, me formacione që u përkasin periudhave të ndryshme gjeologjike. Pjesa më e madhe e truallit përbëhet prej strukturës së albanideve dhe vetëm një pjesë e vogël e tij në lindje përbëhet nga struktura e vjetër e Rodopeve. Si rezultat i evolucionit gjeologjik, në truallin e Kosovës gjenden si shkëmbinjtë kristalinë të erës proterozoike, ashtu edhe shkëmbinjtë e rinj të Kuaternarit. Përhapje më të madhe kanë shkëmbinjtë sedimentarë dhe magmatikë, ndërsa ata metamorfikë LEGJENDËVendet e Gadishullit të Ballkanit

