Page 34 - Demo
P. 34


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare32Në Rajonin Lindor të Kosovës bien mesatarisht 600 mm reshje vjetore, ndërsa në atë Perëndimor, mbi 700 mm. Sasia më e madhe e reshjeve vjetore regjistrohet në Bjeshkët e Namuna, me 1750 mm. Gjatë stinës së dimrit bien reshje bore, të cilat, në zonat e ulëta zgjasin rreth 26 ditë, ndërsa në ato malore, mbi 100 ditë. Shpejtësia mesatare e erës luhatet nga 1,3 m/s në Pejë, në 2,4 m/s në Ferizaj, ndërsa shpejtësia maksimale e saj shkon në 31 m/s (në muajt mars-prill). Kosova ka mesatarisht 2066 orë me diell gjatë vitit ose mesatarisht 5,7 orë në ditë. Vlerën më të madhe të diellzimit e ka Prishtina, me 2140 orë në vit, ndërsa vlerën më të vogël Peja, me 1958 orë. Hidrografia. Republika e Kosovës ka një rrjet të dendur lumor, i cili dallon për luhatjet e mëdha të prurjeve dhe të niveleve të tyre. Drini i Bardhë, Ibri, Morava dhe Lepenci, që e përshkojnë në drejtime të ndryshme territorin e Kosovës, derdhen në tri dete (Detin Adriatik, Detin e Zi dhe Detin Egje). Pellgjet ujëmbledhëse të tyre ndahen në malin e Nerodimës. Në Kosovë gjenden edhe liqene akullnajore, sidomos në malet e Sharrit, liqene lumore (në lumin Mirusha) dhe liqene artificiale të ndërtuara përgjatë rrjedhave të lumenjve të ndryshëm. Zonat malore dhe fushore kanë burime të shumta, ndër të cilat dallohen burimi i Drinit të Bardhë, ai i Istogut etj.Tokat. Llojet kryesore të tokave janë: humusore, humusore silikate, toka të hirta acide skeletore, toka argjilore, toka aluviale dhe toka shkëmbore. Bota e gjallë. Në territorin e Kosovës gjenden rreth 1800 lloje bimësh, ndër të cilat, rreth 200 lloje janë endemike dhe subendemike. Në zonat e ulëta ndeshen: akacia, mani i zi dhe ai i bardhë, lisi i zi, plepi kanadez, dafina, ahu etj. Në brezin e drurëve gjetherënës (900-1500 m) gjenden: bredhi, gështenja, dëllinja, pisha e zezë dhe ajo e bardhë etj. Në lartësitë 1500-2200 m gjendet brezi i kullotave malore. Në Kosovë gjenden edhe rreth 230 lloje kafshësh, ku dallohet ariu i murrmë, kaprolli, ujku, shqarthi i bardhë, dhelpra, dhia e egër, derri i egër etj. Midis shpendëve dallohen fazani, thëllëza e fushës, korbi i murrmë etj. Zonat me faunën më të shumëllojshme janë Malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Namuna.  Rajonet gjeografike të KosovësTerritori i Republikës së Kosovës përbëhet nga dy rajone gjeografike: Rajoni Perëndimor (Lugu i Dukagjinit) dhe Rajoni Lindor (Fusha e Kosovës). Këto rajone 5 Pamje nga Bjeshkët e Namuna, Kosovë 6 Pamje nga lugina e Drinit të Bardhë 7 Pamje nga Rrjedha e Lumit Mirusha (Monument Natyror)
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38