Page 35 - Demo
P. 35


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare33ndahen midis tyre nga kodrat e Drenicës. Trualli i Rajonit Lindor përbëhet nga shkëmbinj me moshë më të vjetër se ata të Rajonit Perëndimor dhe dallohet për nëntokën e pasur me minerale metalore e jometalore. Rajoni Perëndimor karakterizohet nga relievi i copëtuar, ku ndeshen vlerat ekstreme të lartësisë, të cilat variojnë nga pika më e ulët deri te maja më e lartë e Kosovës. Nga ana tjetër, Rajoni Lindor dallohet për lartësinë mesatare më të madhe mbi nivelin e detit. Në Rajonin Perëndimor ndeshen tipare të klimës mesdhetare, ndërsa në Rajonin Lindor mbizotëron klima kontinentale.  Trashëgimia natyrore e Kosovës Ndërtimi gjeologjik, larmia e relievit dhe e klimës, si dhe biodiversiteti e hidrografia e pasur e Kosovës përbëjnë elementet kryesore të trashëgimisë natyrore të saj. Rreth 10,9 % e sipërfaqes së Kosovës është përfshirë në kategoritë e zonave të mbrojtura të natyrës nga Unioni Botëror për Ruajtjen e Natyrës (ang. IUCN). Zonat e mbrojtura të Kosovës janë klasifikuar në këto kategori: Monument Natyror, Rezervë Strikte Natyrore, Peizazh i Mbrojtur, Park Kombëtar (shih tabelën e figurës 9).Kategoria e zonës së mbrojtur Bëjnë pjesëI. Rezervë strikte natyrore11 rezervate shkencore (që zënë 847 ha të sipërfaqes së përgjithshme të zonave të mbrojtura), të cilat paraqiten në formën e rezervateve bimore, rezervateve shtazore dhe rezervateve speciale. Midis tyre dallohen: Bifurkacioni i lumit Nerodime, Rezervati i Arnenit, Maja e Ropsit, Rusenica, Oshllaku, Pisha e Madhe etj. II. Park Kombëtar Dy parqe kombëtare: Mali i Sharrit (me sipërfaqe 39 000 ha) dhe Bjeshkët e Namuna (me sipërfaqe 62 000 ha). III. Monument Natyror82 të tilla, ku 55 monumente janë botanike, 15 hidrologjike, 7 gjeomorfologjike, 4 speleologjike dhe 1 memorial. Midis tyre dallohen Shpella e Gadimës, Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë me Shpellën dhe Ujëvarën në Radavc, Rrjedha e Lumit Mirusha etj. IV. Rezervate natyrore të menaxhuara --------------------V. Peizazh i mbrojtur Rreth 3% e sipërfaqes së përgjithshme së zonave të mbrojtura, ku përfshihen dy parqet rajonale (Parku i Mirushës dhe ai i Gërmisë) dhe parku pyjor “Pishat e Deçanit”. VI. Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara --------------------1. Bazuar në hartën fiziko-gjeografike të paraqitur në klasë, përcaktoni pozitën gjeografike të Republikës së Kosovës dhe vlerësoni rolin e saj.2. Krahasoni rajonet gjeografike të Kosovës dhe nëpërmjet diagramit të Venit përcaktoni të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre.3. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike rreth vlerave të trashëgimisë natyrore të Republikës së Kosovës.Radha juajMitrovicëPrishtinë RAJONI PERËNDIMORRAJONI LINDORGjilanFerizajPrizrenPejëGjakovëDallimet Dallimet Të përbashkëtat98Tabela paraqet kategoritë e zonave të mbrojtura të Kosovës.Harta paraqet rajonet gjeografike të Kosovës.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39