Page 36 - Demo
P. 36


                                    342.6 3RSXOOVLD H .RVRYsV GKH WUDVKsJLPLDNXOWXURUH H VDM Popullimi i hershëm dhe trashëgimia kulturore e KosovësRepublika e Kosovës është një trevë e banuar qysh herët nga popullsia shqiptare. Numri i madh i vendbanimeve, si shpella e Radacit, ajo e Karamakazit dhe shpella të tjera më të vogla, dëshmon për popullimin e kësaj treve që në paleolitin e mesëm, i cili u rrit dhe u konsolidua gjatë epokës së neolitit. Ndër fiset ilire që banonin në këtë trevë dallonin dardanët, të cilët, në shek. IV pr.K., krijuan Mbretërinë Dardane. Ajo shtrihej në territorin e Kosovës së sotme dhe në ato të krahinave përreth: nga Nishi në veri deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit në jug. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I pr.K, Dardania ra nën sundimin romak dhe më pas territoret e saj u përfshinë në Perandorinë Bizantine. Gjatë pushtimit bizantin në shek. VI ps.K., Dardania u prek nga dyndjet sllave, ndërsa gjatë shek. XIII-XIV ra nën sundimin serb. Politika serbe e asaj kohe ndoqi rrugën e asimilimit të popullsisë shqiptare, duke sjellë edhe popullsi joshqiptare nga territoret e Mbretërisë Serbe të Rashës. Pavarësisht trysnisë së ushtruar ndaj saj, popullsia shqiptare mbeti shumicë dërrmuese në strukturën etnike të Kosovës.Gjatë shek. XV-XIX, Kosova ra nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe territori i saj u bë pjesë e vilajetit të Kosovës. Ndonëse pushtimi i gjatë osman ndikoi ndjeshëm në besimin fetar të popullsisë shqiptare, ajo ruajti dhe trashëgoi brez pas brezi gjuhën dhe kulturën e saj. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, shkëputën përfundimisht nga trungu shqiptar trevën e Kosovës, duke e bërë atë pjesë të Serbisë. Politikat për sllavizimin e trojeve shqiptare vazhduan edhe kur Kosova u bë krahinë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe më pas e ish-Jugosllavisë. Gjatë gjithë kësaj kohe, politikat e ndjekura ndaj popullsisë shqiptare ishin ato të shpërnguljes së saj nga trojet e veta dhe të vendosjes aty të popullsisë joshqiptare. Shpërbërja e ishJugosllavisë solli një realitet të ri për popullsinë e Kosovës. Lufta e saj dhe mbështetja e dhënë nga forcat e NATO-s bënë të mundur, më 18 qershor 1999, çlirimin e Kosovës nga administrimi serb dhe më pas, më 17 shkurt 2008, shpalljen e pavarësisë.Diskutojmë rreth: popullimit të Kosovës në periudha të ndryshme historike;trashëgimisë kulturore të saj.Statuja dardane të neolitit12 Pamje nga shtëpia e Lidhjes së Prizrenit në KosovëPopullsia shqiptare e Kosovës ka krijuar dhe trashëguar brez pas brezi një kulturë të pasur shpirtërore dhe materiale. Gjuha, muzika, folklori dhe shumë objekte arkitektonike, arkeologjike, historike etj., përbëjnë një trashëgimi kulturore të rëndësishme, e cila dëshmon vazhdimësinë iliro-arbërore-shqiptare në këto troje. Një prej destinacioneve të turizmit kulturor është komuna e Prizrenit, një qendër e rëndësishme historike shqiptare.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40