Page 37 - Demo
P. 37


                                    35> 300 200 - 300 150 - 200 100 - 150 <100 banorë për km21971 1981 2011Prishtinë Prishtinë Prishtinë1948PrishtinëNëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare Dinamika e popullsisë së KosovësRegjistrimi i parë i përgjithshëm i popullsisë së Kosovës është bërë në vitin 1921, ndërsa ai i fundit, më 2011-ën. Sipas CENSUS-it të vitit 2011, numri i popullsisë së Kosovës ishte 1 739 825 banorë. Sipas “Vlerësimit të popullsisë për vitin 2020”, numri i popullsisë rezultoi të ishte 1 798 186 banorë. Ndër vite, numri i popullsisë ka pësuar vazhdimisht rritje, kryesisht prej ritmeve të larta të shtimit natyror (shih figurën 3). Vlerat më të larta të shtimit natyror kanë qenë deri në vitin 1971. Pas këtij viti, ritmet e shtimit natyror të popullsisë kanë qenë më të ulëta. Sot, vlera e shtimit të popullsisë është 12,4 ‰, ku lindshmëria është 17,2 ‰, ndërsa vdekshmëria 4,8 ‰. Kosova dallon për moshën e re të popullsisë, ku mosha mesatare është 30,2 vjeç (CENSUS, prill 2011). 350003000025000200001500010000500001980198119821983198419851986198719881989199019911992199319941995199619971998199920002001200220032004200520062007200820092010VitiNumri i emigrantëve2 500 0002 000 0001 500 0001 000 000500 0000552 0641920 1940 1960 1980 2000 2020VitiNumri i popullsisë733 034815 908963 9881 243 693 1 584 4401 956 196 1 804 9441 739 8251 798 186Ecuria e numrit të popullsisë së Kosovës Numri i popullsisë së Kosovës në vite Grafiku paraqet emigracionin në Kosovë gjatë 30 viteve të fundit. Hartat paraqesin shpërndarjen e popullsisë së Kosovës në disa vite.3 45Një ndikim të madh në numrin e popullsisë, sidomos gjatë dekadave të fundit, ka pasur emigracioni (shih figurën 4), kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore (sidomos drejt Gjermanisë dhe Zvicrës).  Shpërndarja e popullsisë dhe faktorët që ndikojnë në tëRepublika e Kosovës është rajoni me dendësinë më të madhe të popullsisë në të gjitha trevat shqiptare dhe me dendësi mesatare 163 banorë/km2. Shpërndarja e popullsisë është e pabarabartë, ku dendësinë më të madhe të saj (deri në 420 banorë/km2) e kanë fushëgropat, kryesisht Fusha e Kosovës dhe qendrat e mëdha urbane (sidomos Prishtina), ndërsa dendësinë më të vogël, zonat malore (me 25-50 banorë/km2).Shpërndarja e popullsisë së Kosovës është e lidhur ngushtë me faktorët natyrorë, socio-ekonomikë dhe politikë. Ndër faktorët natyrorë dallojnë: sipërfaqja e madhe e tokës bujqësore, rezervat e shumta ujore, si dhe klima e përshtatshme.Faktorët kryesorë që kanë nxitur emigracionin lidhen me kushtet ekonomike, politike dhe sociale. Nivelin më të lartë ai e arriti gjatë viteve 1990-1999, për shkak të konfliktit të armatosur në Kosovë, nga ku emigroi rreth 15-20% e popullsisë, shumica e grupmoshës 18-35 vjeç. Dekadën e fundit emigracioni i popullsisë luhatet midis shifrave 10 000 – 15 000 persona në vit.
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41