Page 38 - Demo
P. 38


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare361. Analizoni dinamikën e popullsisë shqiptare në Republikën e Kosovës.2. Evidentoni faktorët që kanë ndikuar në dinamikën e popullsisë shqiptare të Kosovës. 3. Përshkruani shpërndarjen gjeografike të popullsisë së Kosovës.4. Analizoni strukturën e popullsisë sipas: moshës, gjinisë, përbërjes etnike dhe vendbanimeve.5. Argumentoni rëndësinë e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës.Radha juaj6. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe për rëndësinë e tyre. Mbroni një pikëpamjeNdër faktorët kryesorë socio-ekonomikë veçojmë: shpërndarjen e degëve të ekonomisë, nivelin e zhvillimit të infrastrukturës, largësinë nga institucionet arsimore, shëndetësore, kulturore etj.Faktorët politikë lidhen ngushtë me politikat demografike të ndjekura në Kosovë gjatë kohës që ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, si dhe me konfliktet e armatosura për pavarësinë e saj.  Struktura e popullsisëStruktura sipas grupmoshës. Rreth 28% e popullsisë së përgjithshme të Kosovës është nën moshën 15 vjeç; rreth 64% e saj i përket popullsisë aktive (15-64 vjeç), dhe grupmosha mbi 65 vjeç përbën rreth 8% të popullsisë.Struktura sipas gjinisë. Rreth 50,5% të popullsisë së përgjithshme e përbëjnë meshkujt dhe rreth 49,5% femrat. Ky raport thuajse i barabartë mes tyre lidhet me faktin se, ndonëse në Kosovë lindin më shumë meshkuj sesa femra, jetëgjatësia e këtyre të fundit është më e lartë sesa jetëgjatësia e meshkujve (deri në 70 vjet për femrat dhe 67 vjet për meshkujt). Struktura etnike. Popullsia e përgjithshme e Republikës së Kosovës (sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës) përbëhet nga 92% shqiptarë dhe pjesa tjetër janë pakica etnike, të cilat janë rezultat i zhvillimeve historike dhe i politikave të përdorura në Kosovë (shih grafikun e figurës 6). 92.0%1.2%0.4% 1.1%5.3%Shqiptarë Serbë Turq Rom Malazezë+boshnjakëGrafiku paraqet përbërjen etnike të popullsisë së Kosovës. Pamje nga qyteti i Prishtinës, KosovëStruktura sipas vendbanimeve. Në popullsinë e përgjithshme, popullsia rurale zë përqindje më të lartë se ajo urbane. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim, popullsia urbane ka pasur një rritje të vazhdueshme. Në vitin 1945, popullsia urbane përbënte 20% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës; më 1991-shin, rreth 37%; sot, ajo përbën rreth 43% të saj. Rritja e numrit të qendrave urbane është shoqëruar edhe me disa pasoja negative, si: mungesa e infrastrukturës, ndërtimet informale apo pa planimetri të studiuar, shfrytëzimi joracional i tokës bujqësore dhe ndotja e mjedisit.6 7
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42