Page 39 - Demo
P. 39
2.1 372.7 (NRQRPLD H 5HSXEOLNsV Vs .RVRYsVTregtiaIndustria, ndërtimtaria, energjetika, transportiBujqësiaTurizmi, shërbimet, artizanatiGrafiku paraqet sektorët kryesorë të ekonomisë së Republikës së Kosovës. 35302520151050Sipërfaqja që zënë (në %)6.59DrithëratBimët industrialePerimetPatatetVreshtatPemëtariaBimë foragjere0.8 1.3 0.85 3.73 0.4433.46vlerat në përqindjeGrafiku paraqet sipërfaqen që zënë kulturat bujqësore, në sipërfaqen e kultivuar të Kosovës.1 2 Ekonomia bujqësoreNë Republikën e Kosovës, rreth 30% e prodhimit bruto sigurohet nga ekonomia bujqësore, 60% nga industria e tregtia dhe 10% nga turizmi. Ekonomia bujqësore është një sektor i rëndësishëm ekonomik, pasi mundëson punësimin e rreth 60% të popullsisë. Nga sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Kosovës, rreth 53% e saj është sipërfaqe e kultivuar. Kulturat kryesore janë: drithërat (misri, gruri, elbi) e foragjeret në Fushën e Kosovës, Anamoravë, Llap dhe në Lugun e Dukagjinit; bimët industriale (duhani) në Fushën e Kosovës dhe në atë të Moravës; perimet në Rahovec, Prizren, Viti; patatja në Leposaviq e Kaçanik; vreshtat në Suharekë, Rahovec, Prizren; pemëtaria (mollë, kumbulla) në Lugun e Dukagjinit etj. Karakteri kodrinoro-malor i relievit, kushtet klimatike, kullotat e shumta malore etj., favorizojnë gjithashtu zhvillimin e blegtorisë. Një degë e rëndësishme është edhe ekonomia pyjore, pasi sipërfaqja pyjore përbën 41% të sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës, ku rreth 62% e saj i përket sektorit shtetëror. Për sipërfaqet më të mëdha pyjore dallohen mali i Sharrit dhe Alpet e Kosovës. Në pjesën më të madhe të tyre rriten ahu e dushku dhe më pak drurët halorë. Diskutojmë rreth: natyrës së ekonomisë së Kosovës dhe rolit të kushteve natyrore në zhvillimin e saj;fushave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sektori industrialNë sektorin industrial vendin më të rëndësishëm e zë industria ushqimore, e cila përfaqësohet nga sipërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat gjenden kryesisht në Gjilan, Gjakovë, Rahovec, Pejë, Dragash e Klinë. Në to përpunohen frutat, perimet, produktet blegtorale dhe prodhohen vera, birra dhe pijet joalkoolike. Ndonëse shumica e produkteve ushqimore shkojnë për tregun vendas, një pjesë e tyre përdoret edhe për eksport (vera dhe birra). Industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të mineraleve mbështetet në rezervat e mëdha të qymyrgurit, plumbit, zinkut, nikelit, magnezitit etj. Deri në fund të viteve ‘80, kjo industri jepte gati 50% të produktit bruto, ndërsa gjatë luftës së Kosovës e në vazhdim ka pësuar rënie të ndjeshme. Në Mitrovicë, në kombinatin “Trepça” bëhet shkrirja e plumbit dhe e zinkut. Energjetika përfaqësohet me termocentralet (të cilat janë pjesë e kombinatit “Kosova” në Obiliq, afër Prishtinës) dhe mbështetet në rezervat e linjitit. Industria e materialeve të ndërtimit

