Page 40 - Demo
P. 40


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare38BujqësiaPeshkimiIndustria nxjerrëse e mineraleveIndustria përpunuese e mineraleveEnergjetika dhe ujësjellësiNdërtimtariaTregtiaHoteleriaTransportiSektori financiarTregtia me pasuri të patundshmeArsimiShëndetësia dhe sigurimet shoqëroreVeprimtaritë e tjeraLeposaviqZveçanZubin PotokIstogSkënderajKlinëPejëDeçanGjakovëPrizren Shterpcë KaçanikVitiGjilanKamenicëPrishtinëFushë-KosovëMalishevëShtimëFerizajLipjanSuharekëRahovecObiliqDragashPodujevëVushtrriMitrovicëNovobërdëHarta paraqet shpërndarjen e sektorëve të ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe peshën që zë secili prej tyre.Pamje nga autostrada Vermicë-Merdare34përfaqësohet me prodhimin e çimentos, gëlqeres, pllakave të qeramikës etj. Ajo është e përqendruar në Kamenicë, Ferizaj, Pejë, Kaçanik, në Hanin e Elezit etj. Industria e përpunimit të drurit mbështetet në sipërfaqet e mëdha pyjore dhe është e përqendruar kryesisht në Ferizaj, Deçan, Istog, Besjanë etj.  Tregtia, turizmi, transporti dhe artizanatiPër shkak të numrit të madh të bizneseve, të të punësuarve dhe të investimeve që përfshihen në të, sot tregtia përbën një ndër degët kryesore të ekonomisë së Kosovës. Qendrat tregtare më të njohura janë Prishtina, Gjakova dhe Prizreni. Turizmi përfaqësohet me atë malor, të gjelbër dhe kulturor. Mundësi shumë të mira për zhvillimin e turizmit malor ofrojnë malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Namuna. E njohur është qendra e skive në Brezovicë, e cila frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj. Për vlerat natyrore turistike dallohen gjithashtu Kanioni i Mirushës, Shpella e Mermertë në Gadimë etj. Turizmi i gjuetisë zhvillohet kryesisht në rezervatet e Kozhnjarit, Rusolisë dhe të Blinajës. Objektet me vlera të mëdha kulturore dhe historike favorizojnë zhvillimin e turizmit kulturor. Transporti realizohet kryesisht përmes rrugëve automobilistike, ajrore dhe më pak prej 1. Evidentoni degët kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe përhapjen gjeografike të tyre.2. Analizoni zhvillimin e ekonomisë bujqësore, duke evidentuar peshën që kanë nëndegët e saj.3. Analizoni zhvillimin e sektorit industrial, duke evidentuar nëndegët kryesore të tij.4. Evidentoni nivelin e zhvillimit të turizmit, tregtisë dhe të transportit në Republikën e Kosovës.Radha juaj5. Hulumtoni rreth mundësive që ofron zbatimi i projekteve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në cilat fusha do të ishte më me interes bashkëpunimi midis dy vendeve?  Mbroni një pikëpamjehekurudhave. Akset rrugore me peshën më të madhe në transportin automobilistik janë: Prishtinë-Hani i Elezit, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë. Transporti ajror realizohet nëpërmjet aeroportit “Adem Jashari”, i cili ndodhet në Prishtinë. Shërbimi hekurudhor mundëson vetëm transportin e mallrave dhe ka një infrastrukturë të pazhvilluar. Telekomunikimi realizohet përmes telefonisë fikse dhe asaj mobile (të lëvizshme). Investimet më të mëdha janë bërë për telefoninë e lëvizshme.Zejtaria përfaqësohet me disa zeje të vogla, si: farkëtaria, zdrukthëtaria, filigrani, punimet e argjendarisë etj.
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44