Page 41 - Demo
P. 41
397UHYDW H WMHUD VKTLSWDUH MDVKWs NXÀULW Ws5HSXEOLNsV Vs 6KTLSsULVs 2.8 NishPrishtinëShkupPreshevëBujanovcMedvegjëSERBISHQIPËRIKOSOVËMAQEDONIA E VERIUTLEGJENDËTrevat shqiptare në Serbi Kryeqytet Komunë Pozita gjeografike e trevave shqiptare në Serbi dhe e atyre në Maqedoninë e Veriut• Trevat shqiptare në SerbiMedvegja, Presheva dhe Bujanovci janë tri komuna shqiptare, me sipërfaqe 1250 km², të cilat shtrihen në jug të Republikës së Serbisë dhe janë nën administrimin e saj (shih hartën e figurës 1). Në territorin e tyre banojnë rreth 100 000 shqiptarë. Ato kanë një pozitë gjeografike qendrore dhe të favorshme në Gadishullin Ballkanik, pasi shtrihen përgjatë luginës Moravë-Vardar, nëpër të cilën kalon një nga akset e rëndësishme ballkanike, ai Beograd-Nish-ShkupSelanik-Stamboll.Diskutojmë rreth: pozitës gjeografike të trevave shqiptare në Serbi dhe të atyre në Maqedoninë e Veriut;kushteve natyrore dhe rolit të tyre në popullimin dhe ekonominë e këtyre trevave. Territori i këtyre komunave është banuar historikisht nga popullsia shqiptare, e cila ka ruajtur vazhdimësinë e saj etnokulturore, pavarësisht pushtimeve të huaja dhe politikave të ndryshme që janë ndjekur. Në lashtësi, këto treva ishin pjesë e Dardanisë, ndërsa në kohën e pushtimit osman u përfshinë në vilajetin e Kosovës. Pas ndarjes së Kosovës si krahinë autonome prej Serbisë, këto komuna mbetën pjesë e Serbisë. • Trevat shqiptare në Maqedoninë e VeriutTrevat shqiptare zënë pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me një shtrirje nga kufiri Maqedoni e Veriut-Shqipëri në perëndim deri në lumin Vardar në lindje (shih hartën e figurës 2). Kjo vendosje gjeografike e favorshme, u mundëson këtyre trevave lidhjen me brendësinë e Ballkanit dhe më gjerë. Kushtet natyrore, popullimi dhe ekonomia e trevave shqiptare në SerbiFormat kryesore të relievit të këtyre trevave janë malet, kodrat dhe fushëgropat tektonike. Relievi kodrinoro-malor gjendet në të dyja anët e lumit Morava, ndërsa fushëgropat tektonike janë fushëgropa e Bujanovcit dhe ajo e Preshevës. Ndërtimi gjeologjik. Trevat shqiptare në Serbi bëjnë pjesë në zonën e rrudhosjes së masivit të Rodopeve. Në zonën kodrinoro-malore mbizotërojnë shkëmbinjtë metamorfikë e sedimentarë të paleozoit (mermerë, dolomite etj.), ndërsa në fushëgropa mbizotërojnë kryesisht shkëmbinjtë sedimentarë të neogjenit (ranorë, argjilorë, konglomerat). Klima në këto treva është kontinentale, për shkak të ndikimit të masave ajrore Harta paraqet pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Serbi.Harta paraqet pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Maqedoninë e Veriut. 1 2ShkupPrilepPelister(2601 m)GREQIKumanovëSERBIKOSOVËTetovëGostivarDibërDemir HisarResnjëStrugëOhërSHQIPËRIFushëgropa e PollogutL. VardarLiqeni i OhritL. RadikaLiqeni i PrespësL. VardarLumi i ZiManastirMali i BistrësMali i Jakupicës Mali i StegovësMali i GaliçicësFusha e DibrësMali i ThatëM. i SharritJabl al nicë-BelicëLiqeni i MavrovësKërçovëFushëgropa e PellagonisëFushëgropae PrespësFushëgropa e Shkupit 2747 mLEGJENDËKryeqytetKomunëPikë e kalimit kufitar

