Page 42 - Demo
P. 42


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare40të ftohta që vijnë nga lugina e Moravës dhe atyre më të ngrohta, të ardhura nga lugina e Vardarit. Temperatura mesatare vjetore është 11,50C dhe sasia mesatare e reshjeve shkon deri në 637 mm në vit. Hidrografia përfaqësohet me lumenjtë Morava e Jabllanica dhe me burimet termominerale kurative (me temp. rreth 690C) të Banjës së Sijarinës e të Banjës së Bujanovcit. Popullimi. Shumicën e popullsisë në këto treva, rreth 62%, e përbëjnë shqiptarët. Komuna e Preshevës ka numrin më të lartë të popullsisë shqiptare (85%), ndërsa komuna e Medvegjës, atë më të ulët, 26,8%. Dendësia mesatare e popullsisë së këtyre trevave është rreth 80 banorë/km2. Ndër to, për dendësinë më të madhe të popullsisë dallohet Komuna e Preshevës, me 129 banorë/km2. Trevat shqiptare dallojnë për shtimin natyror, i cili lidhet ngushtë me lindshmërinë e lartë, 20‰ banorë. Në strukturën e popullsisë sipas moshës, mbizotëron popullsia me moshë të re. Emigracioni, sidomos i të rinjve, ka qenë përherë prezent. Gjatë periudhës midis dy luftërave dhe në veçanti pas Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë u shpërngulën nga trevat e tyre dhe u vendosën në Turqi. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, emigrimi është orientuar drejt Evropës, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, banorët e këtyre komunave kanë emigruar edhe drejt saj. Pamje nga komuna e Preshevës 34 5 Pamje nga fushëgropa e Bujanovcit Pamje nga komuna e MedvegjësDega kryesore e ekonomisë është bujqësia, me të cilën merret rreth 70% e popullsisë. Zonat kryesore bujqësore janë fushëgropa e Preshevës dhe ajo e Bujanovcit, të cilat dallohen për kultivimin e drithërave dhe të duhanit. Presheva dallohet për industrinë e përpunimit të duhanit, të materialeve të ndërtimit dhe të pijeve joalkoolike, ndërsa Bujanovci, për përpunimin e ujit mineral dhe industrinë e përpunimit të produkteve ushqimore. Në Medvegjë, ku sipërfaqja e tokës bujqësore është e vogël, dega kryesore është blegtoria. Shkaqet e emigrimit të popullsisë lidhen kryesisht me numrin e madh të popullsisë së aftë për punë dhe me mundësitë e pakta për punësimin e të rinjve apo me refuzimin e tyre për t’u mobilizuar në radhët e ushtrisë serbe. Niveli më i lartë i emigracionit vihet re në komunën e Medvegjës, ku potencialet e kufizuara natyrore përbëjnë shkakun kryesor të kësaj dukurie sociale.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46