Page 43 - Demo
P. 43
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare41 Kushtet natyrore, popullimi dhe ekonomia e trevave shqiptare në Maqedoninë e VeriutFormat kryesore të relievit të këtyre trevave janë malet, kodrat, fushëgropat dhe luginat. Midis maleve dallojnë vargu malor i Sharrit (2747 m), mali i Stegovës, i Bistrës, i Jabllanicës, i Galiçicës etj., ndërsa fushëgropat më të mëdha janë: fushëgropa e Pellagonisë, e Pollogut, e Shkupit, e Prespës dhe ajo e Dibrës. Fushëgropa e Pollogut (460-500 m mbi nivelin e detit) ka një shtrirje gjatësore me drejtim jugperëndim-verilindje, midis vargut malor të Sharrit dhe Malit të Thatë, dhe përbëhet nga fushat pjellore të Tetovës dhe të Gostivarit. Fushëgropa përshkohet nga lumi Vardar, i cili në këtë pjesë është fushor dhe me shtrat të gjerë. Fushëgropa e Pellagonisë është fushëgropa më e madhe dhe më e lartë e Maqedonisë së Veriut (600 m mbi nivelin e detit) dhe përbëhet nga fushëgropa e Prilepit dhe ajo e Manastirit. Fushëgropa e Shkupit e cila gjendet midis maleve të Sharrit e të Karadakut në veri dhe malit Jakupica në jug, është fushëgropa me lartësinë më të vogël mbi nivelin e detit (230 m). Ajo përshkohet nga lugina e Vardarit, e cila ndikon ndjeshëm në veçoritë e klimës së saj.Pamje nga Fushëgropa e Pollogut 6Ndërtimi gjeologjik i trevave shqiptare të Maqedonisë së Veriut është i larmishëm. Strukturat mbizotëruese janë ato horst (malet) dhe graben (fushëgropat). Në pjesën perëndimore të këtyre trevave mbizotërojnë shkëmbinjtë e paleozoikut, ndërsa në pjesën lindore, shkëmbinjtë e masivit të vjetër të Rodopeve. Nëntoka është e pasur me linjit dhe hekur. Klima në këto treva është kontinentale, si pasojë e ndikimit të masave ajrore që vijnë nga brendësia e gadishullit. Hidrografia përfaqësohet nga lumenjtë dhe liqenet, ku dallojnë: Drini i Zi, Vardari, Radika e Lumi i Zi, Liqeni i Ohrit, ai i Prespës së Madhe (me origjinë tektoniko-karstike) dhe liqenet akullnajore të Sharrit. Bimësia e këtyre trevave dallon për diversitetin e saj, sidomos për sipërfaqet pyjore dhe për kullotat malore. Pamje nga rrjedha e sipërme e lumit Vardar, në Gostivar 7Pamje nga Fushëgropa e Pellagonisë8Në trevat shqiptare të Maqedonisë së Veriut ka banuar një popullsi autoktone. Në lashtësi, aty kanë banuar fiset ilire të peonëve, linkestëve, dasaretët etj. Ndër vendbanimet e hershme dallojnë: Lihnidi (Ohri), Uskana (Kërçova), Skupi (Shkupi) etj. Gjatë dyndjes së sllavëve të Jugut, në shek. VI ps.K., në këto treva erdhi dhe u vendos popullsia maqedonase.

