Page 44 - Demo
P. 44


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare42Popullimi. Shifrat zyrtare të regjistrimit të popullsisë (janë ende ato të vitit 2002) tregojnë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë 509083 shqiptarë, të cilët përbëjnë 25,17% të popullsisë së përgjithshme. Të dhënat jozyrtare tregojnë se sot, numri i popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut është edhe më i madh. Për numrin dhe dendësinë më të madhe të popullsisë shqiptare dallohet fushëgropa e Pollogut. Kështu, në regjistrimin e vitit 2002, shqiptarët e komunës së Tetovës përbënin 72,25% të popullsisë së përgjithshme dhe ata të Gostivarit, 59,01%. Ndërkohë, në fushëgropën e Pellagonisë, ku shtrihen qyteti i Prilepit dhe ai i Manastirit, numri i popullsisë shqiptare është ulur ndjeshëm. 1. Përcaktoni në hartë, pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Serbi dhe ato në perëndim të Maqedonisë së Veriut.2. Evidentoni disa nga veçoritë natyrore dhe të popullimit të trevave shqiptare: a) në Serbi; b) në perëndim të Maqedonisë së Veriut. 3. Analizoni natyrën dhe nivelin e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare në këto vende.Radha juaj4. Përmes analizës së pozitës gjeografike, kushteve natyrore dhe zhvillimeve historike të trevave shqiptare në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësoni nivelin e zhvillimit ekonomik dhe perspektivën e tyre në rajon. Mbroni një pikëpamjeEkonomia e këtyre trevave dallon për zhvillimin e ekonomisë bujqësore, turizmit, zejtarisë, si dhe për prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe për eksportin e produkteve të brumit. Në nëntokën e këtyre trevave gjenden edhe rezerva linjiti, të cilat shfrytëzohen kryesisht për prodhimin e energjisë. Fushëgropat dallohen për zhvillimin e bujqësisë, që mbështetet kryesisht në fermat e shumta, prodhimet cilësore të së cilave shkojnë në tregun vendas dhe për eksport. Kulturat kryesore janë: drithërat, perimet, prodhimet e frutikulturës dhe të vreshtarisë, foragjeret etj. Zonat malore të këtyre trevave dallojnë për mbarështimin e gjedhit, si dhe për bletarinë e peshkimin. Një degë tjetër e rëndësishme është turizmi, i cili përfaqësohet me turizmin liqenor, malor dhe atë kulturor. Përgjatë Liqenit të Ohrit shtrihen qyteti i Strugës dhe ai i Ohrit, të cilat dallojnë për cilësinë e shërbimit dhe vlerat e veçanta turistike. Tetova, si një qendër e rëndësishme ekonomike, arsimore, kulturore dhe administrative, është një destinacion tjetër turistik, i njohur për objektet e shumta kulturore e historike dhe për qendrën rekreative-turistike “Kodra e Diellit”, e cila gjendet në malin e Sharrit. Një qendër e njohur turistike është edhe komuna e Manastirit, ku, më 14-22 nëntor 1908 u zhvillua Kongresi i Manastirit, i cili miratoi alfabetin latin të gjuhës shqipe me 36 shkronja. Pamje nga qyteti i OhritPamje nga godina ku është zhvilluar Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908).9 Pamje nga qyteti i Tetovës1110si dhe pëNë nënpërmStuadmikulturorPamje nga godina 11
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48