Page 45 - Demo
P. 45
43SHQIPËRIGREQIDETI JON Gjiri i ArtësMAQEDONIAE VERIUTKosturThesprotiPrevezë ArtëJaninëKonicë GrebeneFollorinëDETI ADRIATIK7UHYDW H WMHUD VKTLSWDUH MDVKWs NXÀULWWs 5HSXEOLNsV Vs 6KTLSsULVs YD]KGLP 2.9 Pozita gjeografike e trevave shqiptare në Malin e Zi dhe e atyre në Greqi• Trevat shqiptare në Malin e Zi shtrihen përgjatë kufirit veriperëndimor e verior të Republikës së Shqipërisë. Ndër to, Ulqini dhe Tivari kanë dalje të gjerë në Detin Adriatik. Komunikimi i këtyre trevave me Republikën e Shqipërisë realizohet nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit e të Vermoshit, ndërsa me Republikën e Kosovës, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kullës. Dalja në det favorizon lidhjen dhe komunikimin e këtyre trevave me limanet dhe qytetet përgjatë Adriatikut e më gjerë. Nga porti i Tivarit kalojnë rregullisht linja të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave. Nëpërmjet stacionit hekurudhor të Tivarit krijohet lidhja me rrjetin e hekurudhave të Malit të Zi dhe me vijën hekurudhore Beograd-Tivar. Harta paraqet pozitën gjeografike të trevave 2 shqiptare në Greqi.Diskutojmë rreth: pozitës gjeografike të trevave shqiptare në Malin e Zi dhe të atyre në Greqi;kushteve natyrore dhe rolit të tyre në popullimin dhe ekonominë e këtyre trevave. LEGJENDËTrevat shqiptare në GreqiNdarje administrativeBOSNJËHERCEGOVINËPodgoricëTuzUlqinTivarPlavëGuciRozhajëSERBISHQIPËRIMali i ZiKOSOVË OACIDETI ADRIATIKLiqeni i Shkodrës• Trevat shqiptare në Greqi shtrihen përgjatë pjesës veriperëndimore të saj, deri në Gjirin e Artës në jug. Ato kanë dalje të gjerë në Detin Jon.Këto treva dallohen për pozitën e favorshme gjeografike, pasi kanë mundësi lidhjeje detare dhe tokësore me vendet e rajonit të Mesdheut e të Gadishullit të Ballkanit. Për shkak të këtij pozicioni gjeografik, ato janë bërë pjesë e investimeve strategjike të Greqisë. Kështu, nga ndërtimi i autostradës SelanikJaninë-Igumenicë, porti i Igumenicës është kthyer në një pikë strategjike lidhëse me vendet e Evropës Perëndimore. Komunikimi i këtyre trevave me Shqipërinë realizohet përmes pikave të kalimit kufitar të Qafë-Botës, Tri Urave, Kakavijës dhe Kapshticës.Qyteti ilir i Ulqinit daton që nga epoka e bronzit. Sot ai është një qendër e rëndësishme turistike në Detin Adriatik. Vija bregdetare e tij (32,7 km) shtrihet nga gryka e Bunës deri në gjirin e Kruçës, ku relievi i ulët ndërthuret me atë shkëmbor.Harta paraqet pozitën gjeografike të 1 trevave shqiptare në Malin e Zi.LEGJENDËTrevat shqiptare në GreqiNdarje administrative

