Page 46 - Demo
P. 46


                                    Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare44 Kushtet natyrore, popullimi dhe ekonomia e trevave shqiptare në Malin e ZiRelievi i këtyre trevave është kryesisht malor dhe lartësinë më të madhe e arrin në Alpet Shqiptare, shpatet e të cilave janë të thepisura e të modeluara nga veprimtaria akullnajore, lumore dhe eolike. Në pjesën jugore e juglindore të komunës së Ulqinit dhe në zonën e Tuzit gjenden disa fusha të vogla. Midis brigjeve të Liqenit të Shkodrës në veri dhe vijës bregdetare të Ulqinit e Tivarit në jug shtrihet krahina e Anës së Malit, ajo e Krajës dhe krahina e Ulqinit. Ulqini ka dalje në bregdet, sipërfaqe fushore, klimë të butë dhe rrjedha ujore. Malësia e Madhe është një zonë malore, me lartësi 800-1700 m mbi nivelin e detit, me sipërfaqe shkurresh e kullotash dhe përshkohet nga lumi Cem. Qendra kryesore e kësaj zone, që në mesjetë njihej me emrin Pult, është Tuzi.  A e dini se...Popullsia shqiptare përbën 78,17% të popullsisë së përgjithshme të komunës së Ulqinit, 26,26% të popullsisë së Plavës e Gucisë, 12,05% të popullsisë së Tivarit, 8% të popullsisë së Podgoricës dhe 4,32% të popullsisë së Rozhajës.5 Pamje nga pyjet dhe kullotat e RozhajësKrahina e Plavës dhe e Gucisë përbëhet nga pllaja e kodra me lartësi 900-1000 mbi nivelin e detit. Hidrografia e saj përbëhet nga lumenjtë Lim e Lucë dhe liqeni akullnajor i Plavës. Ajo ka klimë kontinentale, me reshje bore. Krahina e Rozhajës shtrihet midis maleve të larta, me sipërfaqe pyjore e kullota. Qendra administrative, ekonomike, arsimore dhe shëndetësore e kësaj krahine është Rozhaja, e cila ka lidhje automobilistike me Republikën e Kosovës.Ndërtimi gjeologjik. Trevat shqiptare në Malin e Zi dallohen për praninë e shkëmbinjve gëlqerorë të mesozoit dhe të atyre ranorë në zonat bregdetare.Klima që mbizotëron në këto treva është mesatare mesdhetare. Me rritjen e lartësisë ndeshet klima malore. Trevat bregdetare dallohen për nivelin e diellzimit, i cili është më i lartë në komunën e Ulqinit (me 2700 orë me diell në vit). Temperatura mesatare vjetore e zonave bregdetare është 250C dhe rënia e dëborës është një dukuri shumë e rrallë. Me rritjen e lartësisë, klima bëhet malore, me verë të shkurtër e të freskët e me dimër të ashpër, ku ndeshen edhe reshje bore. Hidrografia përfaqësohet me Liqenin tektoniko-karstik të Shkodrës, liqenin akullnajor të Plavës dhe lumenjtë e shkurtër e malorë të Cemit, Lucës dhe Limit. Bimësia e këtyre trevave është mesdhetare, ku dallohen të gjitha katet e bimësisë. Në brezin e shkurreve mesdhetare (që shkon deri në 400 m lartësi) gjenden makjet (dafina, gjineshtra, sherbela, rozmarina). Në këtë brez kultivohen edhe fiku e ulliri. Në brezin e dushqeve mbizotëron bungu dhe kultivohen gështenja, Kostume popullore të Ulqinit, Tivarit 3 Pamje nga komuna e Ulqinit 4 dhe të Anës së Malit
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50