Page 47 - Demo
P. 47
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare45rrushi dhe frutat (dardha, molla e kumbullat). Në krahinën e Plavës e të Gucisë dhe në atë të Rozhajës, shpatet e maleve janë të mbuluara me sipërfaqe pyjore dhe kullota alpine. Popullimi. Në trevat shqiptare në Malin e Zi banojnë rreth 47 700 shqiptarë, të cilët përbëjnë rreth 7% të popullsisë së përgjithshme. Pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare jeton në Ulqin. Një ndikim të ndjeshëm në dinamikën e popullsisë shqiptare në Malin e Zi ka pasur emigracioni i saj, i cili është rritur edhe më shumë pas vitit 1966, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore, ShBA-së, Kanadasë dhe Australisë. Ekonomia e këtyre trevave mbështetet kryesisht në ekonominë bujqësore, turizëm, në ekonominë pyjore etj. Turizmi përfaqësohet nga ai bregdetar, malor dhe kulturor. Një destinacion turistik i rëndësishëm është Ulqini. Rreth 1-2 km larg bregdetit burojnë ujëra minerale sulfurike, të cilat dallojnë për vetitë e tyre kuruese. Kushtet natyrore, popullimi dhe ekonomia e trevave shqiptare në GreqiFormat kryesore të relievit në trevat shqiptare në Greqi janë malet, kodrat, fushat dhe luginat. Fushat kryesore janë fusha e Llurit, e Frarit, e Gardhiqit etj. Vija bregdetare është kryesisht shkëmbore dhe e përthyer, ku dallohen gjire të shumta, si ai i Sajadhës, Igumenicës, Pllatares, Pargës dhe i Artës. Në grykëderdhjet e lumenjve krijohen edhe brigje të ulëta me plazhe ranore. Ndërtimi gjeologjik. Trualli i këtyre trevave përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë dhe preket vazhdimisht nga aktiviteti sizmik. Klima është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë dhe të thatë e me dimër të butë dhe të lagësht, për shkak të ndikimit të masave ajrore që vijnë nga Mesdheu. Me rritjen në lartësi ndeshet klima malore. Hidrografia përbëhet nga lumenj të shkurtër e malorë, me regjim mesdhetar të prurjeve, që rrjedhin në drejtime të ndryshme e derdhen kryesisht në Detin Jon. Dallohen lumenjtë: Kalama, Uji i Zi, Lluri, Arta etj. Në këto treva kalon dhe rrjedha e sipërme e lumit të Aliakmonit, i cili buron nga mali Gramoz dhe derdhet në Detin Egje. Të pranishme janë edhe liqenet, si ai i Kosturit dhe i Janinës. Tokat më të përhapura janë tokat e hirta kafe, që shtrihen deri në lartësinë 600 m. Mbi këtë lartësi formohen tokat e murrme pyjore dhe livadhore malore. Bimësia është tipike mesdhetare. Sipërfaqe më të mëdha zënë shkurret e pyjet mesdhetare dhe dushqet, ndërsa halorët dhe kullotat alpine gjenden në sipërfaqe më të vogla. Tipike për këtë brez, është kultivimi i ullinjve, agrumeve, vreshtave dhe frutave. Bota shtazore ka tipare mesdhetare dhe përbëhet nga specie të shumëllojshme. 6 Pamje nga gjiri i IgumenicësPjesa më veriore e krahinës së Çamërisë, rreth 1/5 e sipërfaqes së përgjithshme të saj, shtrihet brenda territorit të shtetit shqiptar ndërsa pjesa tjetër, gjendet në hapësirën greke. Shtrirja natyrore e krahinës fillon nga lumi Pavllo (në Shqipëri) në veri, deri në gjirin e Artës (Greqi) në jug. Në perëndim, ajo mbërrin në brigjet e detit Jon, ndërsa në lindje, deri në gropën e Janinës e në luginën e Artës. Sipas disa studiuesve, etimologjia e emrit Çamëri e ka prejardhjen nga ilirishtja, prej emrit të lumit Thiamis (Kalama), i cili përshkon territorin ku kanë banuar thesprotët.Emigrimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi filloi pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913). Si rezultat i rrethanave të reja shoqërore dhe politike, një pjesë e banorëve të Ulqinit u larguan. 413 familjet shqiptare që emigruan (rreth 3000 banorë), u vendosën kryesisht në Shkodër. Ata u vendosën në kodrat e Kalasë, në Draçin dhe në Tophanë. Më vonë këto familje u shtrinë edhe në lagjet në brendësi të Shkodrës.Lexim

