Page 48 - Demo
P. 48
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare461. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike dhe përbërjen e trevave shqiptare në Malin e Zi dhe të atyre në Greqi. Vlerësoni rolin e saj.2. Evidentoni kushtet natyrore të trevave shqiptare në Malin e Zi dhe të atyre në Greqi.3. Analizoni veçoritë e popullimit dhe të ekonomisë së trevave shqiptare në Malin e Zi dhe të atyre në Greqi. Radha juajPas përfundimit të Luftës Ballkanike, popullsia shqiptare njohu disa valë shpërnguljeje dhe emigrimi. Vala e parë e shpërnguljes erdhi pas zbatimit të Reformës Agrare të viteve 1917-1918, e cila u shoqërua me shpronësimin e popullsisë çame myslimane. Vala e dytë ishte në periudhën 1923-1926, mbas Konferencës së Lozanës në vitin 1923, ku u shpërngulën nga vendbanimet e tyre rreth 90 mijë shqiptarë. Vala e tretë ishte ajo e viteve 1944-1945, ku shpërnguljet u justifikuan me pretekstin e bashkëpunimit të kësaj popullsie me fashizmin. Çamëria kishte në atë kohë rreth 280 fshatra dhe rreth 200 mijë banorë. Rreth 35 000 shqiptarë të Çamërisë, Kosturit dhe Follorinës erdhën në Shqipëri e mijëra të tjerë shkuan drejt Turqisë. Valët e shpërnguljes dhe të emigrimit u shoqëruan edhe me popullimin e këtyre territoreve me popullsi greke.Vendbanime të rëndësishme të këtyre trevave janë Igumenica, Filati, Paramithia, Preveza, Arta, Konica, Kosturi etj. LeximNë numrin e popullsisë shqiptare të këtyre trevave kanë ndikuar disa faktorë, ku më kryesorët janë faktori demografik dhe ai historiko-shoqëror. Emigrimet dhe shpërnguljet e vazhdueshme të grupmoshës së re dhe zbatimi i politikave të vendosjes në këto treva të familjeve greke, ka sjellë uljen e numrit të popullsisë shqiptare dhe rënien e ritmeve të shtimit natyror të saj. Dendësia mesatare e popullsisë shqiptare në këto treva është 31 banorë/km2. Për dendësinë më të madhe dallohet krahina e Çamërisë, me 40 banorë/km2. 7 Pamje nga Parga 8 Pamje nga Kosturi 9 Pamje nga PrevezaEkonomia e këtyre trevave mbështetet kryesisht tek ekonomia bujqësore, turizmi, përpunimi i produkteve bujqësore-blegtorale dhe artizanati. Ekonomia bujqësore dallohet për kultivimin e ullinjve, agrumeve, vreshtave e drithërave, për mbarështimin e bagëtisë së imët dhe për bletarinë e peshkimin. Banorët e këtyre trevave merren kryesisht me përpunimin e produkteve blegtorale, si qumështi, djathi, vera, vaji i ullirit etj. Turizmidhe shërbimet kanë kushte shumë të mira për zhvillim, për shkak të peizazheve natyrore e bregdetare dhe trashëgimisë së pasur kulturore e historike. Artizanati dallohet për prodhimin e produkteve artizanale të leshit dhe të lëkurës. Kosturi është një qendër e njohur në rajon për prodhimin e peliçeve.

