Page 49 - Demo
P. 49
473R]LWD JMHRJUDÀNH H 5HSXEOLNsV Vs 6KTLSsULVs2UJDQL]LPL DGPLQLVWUDWLYRWHUULWRULDO L VDM 2.10 Pozita gjeografike e Republikës së ShqipërisëRepublika e Shqipërisë ndodhet në skajin më jugor të gjerësisë mesatare të Hemisferës Veriore, në Evropën Juglindore, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, me dalje të gjerë në detet Adriatik dhe Jon. Ajo gjendet midis koordinatave 39038’ (në jug të Konispolit) dhe 42039’ (në veri të Vermoshit) të gjerësisë gjeografike veriore dhe 19016’(në ishullin e Sazanit) e 2104’ (në fshatin Vërnik të Devollit) të gjatësisë gjeografike lindore. Në veriperëndim dhe në veri, Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, në veri dhe verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë e Veriut, në juglindje dhe në jug me Greqinë dhe në perëndim laget nga Deti Adriatik e Deti Jon.Rëndësia e pozitës gjeografikePozita gjeografike e Shqipërisë është mjaft e favorshme, pasi ndikon në formimin e kushteve natyrore të përshtatshme për jetesë dhe ka rëndësi strategjike, ekonomike e socialkulturore. Shtrirja e saj në gjerësitë mesatare dhe dalja e gjerë në detet Adriatik dhe Jon (në perëndim) ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e klimës, në hidrografi, toka dhe në botën e gjallë, duke u dhënë atyre tipare mesatare mesdhetare. Më në lindje të territorit, masat ajrore që vijnë nga brendësia e Gadishullit të Ballkanit ndikojnë në formimin e tipareve kontinentale. Në raport me hapësirën ballkanike, Shqipëria vlerësohet si “porta e Ballkanit”, pasi në të zë fill e kalon rruga më e shkurtër që lidh Perëndimin me Lindjen. Bajram CurriVermoshLezhëDurrësElbasanLibrazhdMaqedonia e VeriutGreqiKosovëMali i ZiGramshBeratTepelenëPogradecKorçë VërnikPërmetBallshGjirokastërVlorëPeqinTIRANËPeshkopiLaçShkodërKukësPukëF u s h g r o p a e D e lvi n e sK o d r a t e M a l l a k a st r e sMalësia e Çemenikës FierLushnjëgjatësia veri-jug 335 kmgjerësia perëndim-lindje 150 km Liqeni i OhritLiqeni i Shkodrës Deti AdriatikPrespës sëLiqeni i MadheKepi i RodonitKepi i GjuhëzësSarandëKonispolAlpet ShqiptareMalësia e MadheIshulli i SazanitMa l ë si a e K u r v e l e s h itVargjet e Lurës Ultësira Pe rëndimoreFushëgropa e DelvinëV a rgu i KorabitDeti JonHarta fiziko-gjeografike e Shqipërisë 1RHVShmlaDiskutojmë rreth: pozitës gjeografike të Republikës së Shqipërisë dhe rolit të saj;organizimit të sotëm administrativoterritorial të Shqipërisë.Republika e Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 28748 km2, me një gjatësi veri-jug prej 335 km dhe me një gjerësi nga perëndimi në lindje prej 150 km. Gjatësia e përgjithshme e kufijve të saj është 1094 km, ku 657 km janë kufij tokësorë, 316 janë kufij detarë, 73 km kufij liqenorë e 48 km kufij lumorë. 2 Pamje nga porti i Durrësit

