Page 50 - Demo
P. 50
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare48Si rezultat i këtij pozicioni gjeografik, vendi ynë është përfshirë në projekte të ndryshme rajonale (infrastrukturore, tregtare dhe energjetike). Po kështu, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe dinamika e proceseve për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, e bëjnë Shqipërinë një vend strategjik për ruajtjen e sigurisë, paqes dhe për zhvillimin rajonal të Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës.Pozita gjeografike e Shqipërisë mundëson kushte natyrore të favorshme për zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë (bujqësisë, industrisë, tregtisë, transportit, turizmit etj.). Shtrirja gjeografike midis Perëndimit dhe Lindjes ka mundësuar që herët komunikimin e Shqipërisë me vendet fqinje e më gjerë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë social-kulturor. Gjurmë të ndikimeve kulturore ndeshen në besimin fetar, muzikë, artizanat, kulinari etj. Format e organizimit administrativ të territorit të Republikës së ShqipërisëOrganizimi administrativ në Republikën e Shqipërisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, që nga Shpallja e Pavarësisë më 1912-ën deri në vitin 2014, me zbatimin e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë”. Këto ndryshime kanë reflektuar fazat e zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Me zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare kanë evoluuar edhe format e ndarjes administrative të tij, përmes futjes së koncepteve të reja si: bashki, rreth, komunë, prefekturë, qark etj. Pas ndryshimeve politike dhe socio-ekonomike të viteve ‘90, shteti shqiptar ka synuar drejt standardizimit të kritereve dhe të mënyrës së ndarjes së njësive territoriale sipas përvojave më të mira evropiane. Kjo filloi që me nënshkrimin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, në maj të vitit 1998, për të vazhduar me miratimin e ligjit të vitit 2014, mbi ndarjen administrative të territorit. Sipas tij, njësitë e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë janë: bashkitë (61) dhe qarqet (12).SELENICËVORËTIRANËBELSHBERATBULQIZËCËRRIKDELVINËDEVOLLDIBËRDIVJAKËDROPULLDURRËSELBASANFIERGJIROKASTËRGRAMSHHASHIMARËKAVAJËKELCYRËKLOSKOLONJËKONISPOLKORÇËKRUJËKUÇOVËKUKËSKURBINLEZHËLIBOHOVËLIBRAZHDFINIQLUSHNJË MALËSIE MADHEMALIQMALLAKASTËRMATMEMALIAJMIRDITËPATOSPEQINPËRMETPOGRADECPOLIÇANPRRENJASPUSTECPUKËROSKOVECRROGOZHINËSARANDËSHIJAKSHKODËRSKRAPARTEPELENËKAMËZTROPOJËVAU IDEJËSVLORËURAVAJGUROREFUSHË-ARRËSHarta administrative e Shqipërisë 3 Pamje nga qyteti i Shkodrës 4

