Page 51 - Demo
P. 51
Nëntematika II: Evropa, rajoni, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare491. Vlerësoni rolin e pozitës gjeografike të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunimin dhe ndërveprimin rajonal e më gjerë, si urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit.2. Përshkruani ndryshimet që kanë ndodhur në organizimin administrativo-territorial të vendit tonë.3. Evidentoni organizimin e sotëm administrativo-territorial të Republikës së Shqipërisë.4. Argumentoni ndikimin e organizimit të sotëm administrativo-territorial të Shqipërisë në zhvillimin dhe integrimin rajonal e evropian të saj.Radha juajBazuar në këtë ndarje administrative, bashkia përbën një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh nga zona urbane e rurale, sipërfaqja dhe emri i së cilës përcaktohen me ligj. Në mjaft raste, kufijtë e saj përputhen me kufijtë e ish-rretheve.Qarku përbën një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga mesatarisht 4-5 bashki, të cilat kanë lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkëta midis tyre. Sipërfaqja, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj. Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të.Një historik i shkurtër i ndryshimeve që kanë ndodhur në organizimin administrativo-territorial të vendit tonëPas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në bazë të ligjit «Kanuni i Përshtatshëm i Administratës Civile të Shqipërisë» (shpallur më 22 nëntor 1913), vendi u nda në prefektura, nënprefektura dhe në krahina. Sipas «Ligjit organik të bashkisë» (miratuar më 11 mars 1921) dhe më pas, sipas «Kodit Civil» (miratuar më 24 shkurt 1928), si njësi bazë u përcaktuan fshati dhe bashkia.Në vitin 1927, Shqipëria kishte prefektura, nënprefektura, dhe krahina me fshatra, ndërsa në vitin 1928 u shtua edhe komuna. Në vitin 1945, u ruajt ndarja administrative me prefektura dhe nënprefektura, por u hoqën si njësi komunat dhe bashkitë. Në vitin 1946, u bë ndarja e re administrative me prefektura dhe nënprefektura dhe u fut në mënyrë të pjesshme lokaliteti, i cili në vitin 1947 zëvendësoi komunën. Më 13 shtator 1953, prefektura u zëvendësua nga qarku dhe brenda qarqeve u caktuan 26 rrethe, ku çdo rreth kishte tri ose më shumë lokalitete. Më 12 korrik 1958, u hoq si njësi qarku dhe u krijuan 26 rrethe. Pas vitit 1967, shfaqet emërtimi“fshati i bashkuar”. Në vitin 1990 kishte rrethe, fshatra të bashkuara, fshatra dhe qytete. Më 10 qershor 1992, Shqipëria ndahej në rrethe, bashki e komuna dhe më pas, në bazë të ligjit nr. 7608 “Për prefekturat”, u krijuan 12 prefektura, ku secila prej tyre përfshinte nga 2-4 rrethe. Nga 1992-shi deri në vitin 2000, janë bërë disa ndryshime të pjesshme në ndarjen administrativo-territoriale, pa ndryshime strukturore. Në vitin 2000, Shqipëria kishte 36 rrethe, 65 bashki dhe 309 komuna. LexModeli i ri i ndarjes administrativo-territoriale të imnjësive të qeverisjes vendore të Shqipërisë, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në integrimin rajonal dhe evropian të saj, sepse nxit zhvillimin ekonomik e social të vendit dhe garanton standarde evropiane në ofrimin e shërbimeve cilësore për komunitetin në çdo njësi vendore. Nëpërmjet këtij organizimi të qeverisjes vendore, realizohet përqendrimi i shërbimeve për komunitetin, një menaxhim më efektiv i burimeve natyrore e humane të hapësirës së çdo njësie vendore dhe krijohen kushte për zgjidhje më të shpejta të çështjeve të ndryshme socialekonomike të qytetarëve shqiptarë. Ai realizon gjithashtu një ndarje më të drejtë dhe administrim më të mirë të fondeve që akordohen nga pushteti qendror dhe ai vendor, por edhe të investimeve të rëndësishme për zhvillimin e territorit. Përveç anës funksionale, ky model krijon edhe mundësi më të mëdha në zbatimin e parimeve demokratike të llogaridhënies dhe transparencës nga ana e funksionarëve publikë dhe të pushtetit vendor ndaj komunitetit.Pamje nga qyteti i TiranësPamje nga qyteti i Vlorës56

