Page 52 - Demo
P. 52


                                    TEMATIKA 1: NDËRVARËSIA MIDIS NJERËZVE, RAJONEVE DHE MJEDISEVE 3 Koncepte kyçeLarmia e peizazheve dhe ndërtimi gjeologjik i ShqipërisëPasuritë minerare të truallit shqiptar Relievi i Shqipërisë dhe faktorët e formimit të tijNdikimi i relievit në dukuritë natyrore, në popullimin dhe zhvillimin ekonomik të venditKlima e Shqipërisë dhe faktorët e formimit të sajNdikimi i klimës në dukuritë natyrore, në popullimin dhe zhvillimin ekonomik të venditPasuria hidrografike e Shqipërisë dhe faktorët që kanë ndikuar në toTokat dhe faktorët që kanë ndikuar në larminë e tyreBota e gjallë dhe faktorët që kanë përcaktuar larminë e sajTrashëgimia natyrore dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë Roli i pasurive natyrore dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e turizmitFaktorët kryesorë dhe pasojat e problemeve mjedisore në vendin tonëNËNTEMATIKA TIPARET E PËRGJITHSHME NATYRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNxënësi/ja:• përshkruan: - larminë e mjediseve dhe të peizazheve natyrore të Shqipërisë; - faktorët e përgjithshëm që kanë ndikuar në këtë drejtim;• analizon etapat e formimit të truallit, përbërjen litologjike dhe strukturore të tij;• identifikon në hartë rezervat minerare të vendit tonë dhe shpërndarjen e tyre gjeografike;• vlerëson rolin e pasurive minerare në zhvillimin ekonomik të vendit;• identifikon faktorët gjeografikë dhe interpreton rolin e tyre në krijimin e larmisë së formave të relievit;• interpreton, me ndihmën e hartës, shtrirjen e formave kryesore të relievit; • analizon rolin e relievit në zhvillimet dhe shpërndarjen hapësinore të elementeve demografike dhe ekonomike;• identifikon elementet kryesore klimatike dhe tiparet e tyre;• tiparet kryesore të klimës së vendit tonë dhe faktorët që ndikojnë në formimin e saj;• vlerëson rolin dhe ndikimin e klimës në dukuritë e tjera natyrore, në shpërndarjen e popullsisë dhe në aktivitetet e saj;• analizon larminë dhe pasurinë e madhe hidrografike të Shqipërisë dhe faktorët që kanë ndikuar në to;• vlerëson rolin e pasurive hidrike në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajoneve të ndryshme;• analizon kushtet dhe faktorët që ndikojnë në larminë e tokave të vendit tonë;• analizon faktorët dhe kushtet që kanë përcaktuar larminë dhe pasurinë e madhe bimore e shtazore të Shqipërisë;• vlerëson rolin e faunës dhe të florës së vendit tonë në zhvillimin e rajoneve të ndryshme dhe rolin e veprimtarisë njerëzore në ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit;• evidenton site-t kryesore të trashëgimisë natyrore të vendit tonë;• hulumton në burime të ndryshme mbi zonat e mbrojtura të vendit tonë, pasurinë që ofrojnë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e turizmit;• identifikon faktorët kryesorë dhe pasojat e problemeve mjedisore në vendin tonë;• interpreton faktorët që kanë ndikuar në shkallën e lartë të degradimit e në shkretimin e tokave, si dhe pasojat e tyre;• vlerëson ndikimin e veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e peizazheve të ndryshme;• parashikon rrugë të menaxhimit efektiv të këtij ndikimi.50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56