Page 53 - Demo
P. 53
3.1 51/DUPLD H SHL]D]KHYH GKHQGsUWLPL JMHRORJMLN L 6KTLSsULVs Mjedise dhe peizazhe të larmishmeHapësira shqiptare dallohet për larminë e madhe natyrore, me mjedise të ndryshme si në drejtimin horizontal, nga perëndimi në lindje, ashtu edhe në drejtimin veri-jug. E gjithë kjo larmi mjedisesh dhe peizazhesh gjeografike është rezultat i bashkëveprimit të faktorëve të brendshëm (lëvizjet tektonike e neotektonike dhe strukturat gjeologjike) dhe atyre të jashtëm (klima, veprimtaria e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore e nëntokësore, bota e gjallë, veprimtaria njerëzore etj.). Larmia e peizazhit ndeshet që në vijën bregdetare shqiptare, e përbërë nga forma të ulëta ranore e laguna, si dhe nga pjesë të larta shkëmbore e me faleza abrazioni. Pasi lë bregdetin e Adriatikut, shfaqen fushat e gjera dhe të rrafshëta, midis të cilave ngrihen kodra, vargje kodrinore të ulëta e të valëzuara. Ndërkohë në jug, riviera joniane të mahnit me kontrastet e jashtëzakonshme dhe me ngjyrat që zëvendësojnë njëra-tjetrën, që nga kaltërsia e detit deri në shpatet e maleve të veshura me bimësi të gjelbër, të cilat lartësohen menjëherë drejt kreshtave që zbardhin nga shkëmbinjtë gëlqerorë. Diskutojmë rreth: llojeve të peizazheve të Shqipërisë dhe disa prej faktorëve që kanë ndikuar në formimin e tyre;llojeve të shkëmbinjve që përbëjnë truallin shqiptar.Pamje nga plazhi i Shëngjinit 1Më tej, drejt lindjes vijojnë malet e larta në trajtën e vargjeve apo të zonave malore dhe malësi, midis të cilave shtrihen lugina që modelojnë relievin malor, duke krijuar kontraste të mëdha morfometrike midis majave e kreshtave dhe fundit të luginave. Më në lindje zhvillohen gropa, fushëgropa dhe lugina të gjera. Midis këtyre mjediseve natyrore, veprimtaria njerëzore ka krijuar mjedise humane, si: qytete, fshatra, objekte të mëdha agrobujqësore, industriale, tregtare, turistike etj., që përshkohen dhe lidhen midis tyre nëpërmjet infrastrukturës rrugore, e cila është zhvilluar përgjatë viteve deri në nivelin e autostradave. Luginat e shumta tërthore së bashku me qafat e maleve mundësojnë komunikimin perëndim-lindje midis trevave shqiptare.Pamje nga Fusha e Myzeqesë 2 3 Pamje nga Pllaja e Darsisëpo të zonave odelojnë etrike dje at dis Pamje nga Mali i Korabit 4

