Page 54 - Demo
P. 54
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ52 Pozita gjeologjike dhe përbërja gjeologjike e truallit shqiptarPrania e shkëmbinjve të periudhës së ordovik-silurit në zonën tektonike të Korabit tregon se formimi dhe evolucioni gjeologjik i truallit të Shqipërisë ka filluar rreth 500 milionë vjet më parë. Trualli shqiptar përbëhet nga struktura gjeologjike që quhen albanide, të cilat bëjnë pjesë në brezin e rrudhosur alpinomesdhetar, i formuar gjatë orogjenezës alpine. Albanidet janë pjesë e nënnjësisë Apenino-Dinaride-Albanide-Helenide-Touride, pra përfshihen në degëzimin jugortë zonës mesdhetare të sistemit të rrudhosur alpin. Ato zënë kryesisht sektorin e brendshëm dhe pjesërisht sektorin e jashtëm të këtij degëzimi. Evolucioni gjeologjik i albanideve (si pjesë e gjithë nënnjësisë) ka ndjekur drejtimin nga lindja në perëndim. Si pasojë e këtij evolucioni, sektori i brendshëm i tyre është më i vjetër dhe me një përhapje të madhe të shkëmbinjve magmatikë, ndërsa sektori i jashtëm është më i ri dhe përbëhet kryesisht prej shkëmbinjve sedimentarë. Për shkak të zhvillimit paleotektonik të formacioneve shkëmbore, të vëllimit shtresor dhe të rrudhosjes së tyre, albanidet ndahen në disa zona tektonike. Në përbërjen e sektorit të brendshëm të albanideve hyjnë: zona e Korabit, e Mirditës, e Gashit dhe ultësirat molasike ndërmalore, ndërsa në përbërjen e sektorit të jashtëm përfshihen: zona e Alpeve, e Krastë-Cukalit, e Krujës, Jonike, e SazanKaraburunit dhe ultësira pranadriatike. Ky pozicionim gjeologjik i truallit shqiptar ka përcaktuar një ndërtim gjeologjik e strukturor të larmishëm dhe praninë e rezervave të shumta minerare.Evolucioni gjeotektonik i albanideveGjatë erës paleozoike dhe gjysmës së parë të erës mesozoike, i gjithë territori shqiptar ka qenë nën ujë. Në koren e tabanit nënujor u formuan shkëmbinjtë më të vjetër magmatikë (shkëmbinj vullkanikë bazikë), sedimentarë (terrigjenë të ndryshëm, gëlqerorë) dhe metamorfikë (kuarcite, rreshpe), të cilët përbëjnë truallin e tij. Gjatë gjysmës së dytë të mesozoit e sidomos gjatë erës kenozoike u formuan edhe shkëmbinj të tjerë, të cilët u konsoliduan dhe morën formën e albanideve të sotme. Strukturat e albanideve u krijuan gjatë dy etapave kryesore: etapës tektogjene dhe asaj orogjenike ose neoektonike. • Etapa tektogjene fillon nga jurasiku i hershëm deri në miocen. Gjatë këtyre periudhave u formuan nën ujë, njësitë e mëdha strukturore më të hershme të albanideve, duke u krijuar tiparet kryesore strukturore rrudhosëse dhe një pjesë e strukturave shkëputëse të albanideve. Relievi EraKENOZOIKE MESOZOIKE PALEZOIKEPeriudha/EpokaPleistocenHolocen1.81.2525385565144213248286354412435492570mosha (milionë vjet)PliocenMiocenOligocenEocenPalaeocenKretakuJurasikTriasikPermianKorbonifer PensilvanianMisisipianDevonianSilurianOrdovikianKembrianParakambrianMali i ZiAGGVCKosovëFusha gaziFusha nafte Minierë e kripës së gurit në Dhrovjan Kukës KoDurrësPlatforma karbonatike e Adriatikut S50 kmFierBeratMKJGusmar KardhiqGjirokastërDelvinëDhrovjanXarëGREQISarandëFasha/Rripi i BeratitPërkulja paramalore pranadriatike Fasha/Rripi i Kurveleshit Vlorë SazanThyerja Shkodër-PejëThyerja Borsh-KardhiqFasha/rripi i CikësShpiragGegeTiranëElbasanLezhëPukëPeshkopi600160300PogradecKorçëTomorrM KrKrMKDeti AdriatikDeti JonLiqeni i ShkodrësLiqeni i Ohrit Liqeni i PrespësBurim termomineral H2S, SO4Puse të ujit termomineral Cl2, H2SBurimi mineral i GlinësMbihipje dhe shariazheÇarje tektonike të thellaVKo Zona e KorabitM Zona e Mirditës Albanide të brendshmeG Zona e GashitA Zona e AlpeveV Zona e Vermoshit Gropat ndërmaloreS Zona e SazanitKr-C Zona e Krasta-CukalitK Zona e KrujësJ Zona Jonike Përkulja paramalore pranadriatike Kripëra minerale të Permian-TriasikutZonat tektonike të Albanideve Evolucioni gjeologjik i albanideve ka ndjekur drejtimin nga lindja në perëndimMaqedonia e VeriutEvolucioni gjeologjik dhe strukturat kryesore të albanideve 5

