Page 55 - Demo
P. 55


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ531. Përshkruani larminë e mjediseve e të peizazheve natyrore të Shqipërisë dhe faktorët e përgjithshëm që kanë ndikuar në këtë drejtim.2. Përcaktoni në hartë pozicionin gjeologjik të truallit shqiptar.3. Analizoni etapat kryesore të formimit të albanideve.4. Renditni llojet e shkëmbinjve që përbëjnë truallin shqiptar.5. Evidentoni zonat që përbëjnë sektorin e brendshëm dhe atë të jashtëm të albanideve.6. Shpjegoni pse në ndërtimin strukturor të albanideve vihen re kontraste midis sektorit të brendshëm dhe atij të jashtëm të tyre.Radha juajarriti në vlerat hipsometrike 300-500 m. Vazhdoi formimi i shkëmbinjve magmatikë dhe sedimentarë.• Etapa orogjenike zë fill nga fundi i miocenit e deri më sot. Gjatë kësaj etape, trualli i trevave shqiptare pësoi lëvizje të fuqishme me karakter diferencues të relievit (ulës dhe ngritës). Si rezultat i regresionit që pësoi deti, u shfaqën mbi ujë vargjet malore të pjesës lindore dhe veriore të vendit. U formuan kështu malet me lartësi mbi 2000 m, të cilat përfaqësojnë një ripërtëritje dhe riorganizim të strukturave që u formuan gjatë etapës tektogjene. Gjatë etapës orogjenike u krijuan gjithashtu kodrat dhe vargjet kodrinore, gropat e thella ndërmalore dhe territoret perëndimore. Ultësira Perëndimore u prek fillimisht nga një ulje tektonike, ndërsa gjatë periudhës së kuaternarit pësoi ngritje dhe doli përfundimisht mbi ujë. Më pas, ajo u mbush nga depozitimet e ngurta të lumenjve më të mëdhenj të vendit. Gjatë kësaj etape u formuan kryesisht shkëmbinj sedimentarë, si rezultat i depozitimeve të krijuara nga veprimi i faktorëve të jashtëm (sedimentet e depozituara gjatë qëndrimit nën ujë, veprimi i ujërave rrjedhëse, akullnajave, elementeve klimatikë). Strukturat tektonike të truallit shqiptarNë zonat e sektorit të brendshëm të albanideve (Korab, Gash, Mirditë) ka mbizotëruar regjimi tektonik në tërheqje dhe në shtypje, i cili ka sjellë një ristrukturim të truallit. Në territoret lindore, qendrore, juglindore dhe veriore të Shqipërisë, kombinimi i regjimit tektonik në tërheqje me atë në shtypje, çoi në krijimin e strukturave shkëputëse dhe të relieveve horstgraben. Relievet e larta janë formuar kryesisht në horste (p.sh., mali i Korabit), ndërsa gropat dhe luginat, kryesisht në grabene. Grabenet më të reja, si ai i Kolonjës, Korçës, Përrenjasit, Ohrit dhe Drinit të Zi, kanë pësuar një përpunim më të madh neotektonik. Ato ndahen midis tyre me pragje e relieve të larta malore. Në zonat e sektorit të jashtëm janë ruajtur tiparet e strukturave, për shkak të mbizotërimit të regjimit në shtypje. Në këto zona spikatin strukturat e rrudhosura antiklinale e sinklinale, të cilat janë tipike për Ultësirën Perëndimore (me përjashtim të Ultësirës Shkodrane) dhe Rajonin Jugor të Shqipërisë (vargu Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë; ShëndëlliLunxhëri-Bureto etj.). Pavarësisht mbizotërimit të strukturave të rrudhosura, në sektorin e jashtëm gjenden edhe struktura shkëputëse diferencuese (horst-graben) të formuara nga regjimi në tërheqje. Kjo dallohet në grabenin e Shkodrës. Ai përbëhet nga blloqe tektonike të diferencuara, ku bllokun më të ulët e përbën tabani i Liqenit të Shkodrës. Në perëndim të tij ngrihet horsti i Taraboshit, ndërsa në lindje, struktura horst e Alpeve.Brezi alpinAlbanidet bëjnë pjesë në brezin e rrudhosur alpin, që përfaqëson një nga brezat më të rinj malorë të rruzullit. LeximBrezi alpin shtrihet nga Gjibraltari deri në Himalaje dhe më tej në Indonezi, ku bashkohet me brezin periferik të Oqeanit Paqësor. Në Mesdhe, ky brez ka dy degë: degën veriore dhe degën jugore. Dega veriore përfshin: Gjibraltarin, Kordilieret Betike të Spanjës, Pirenejtë, Alpet Perëndimore e Lindore, Karpatet, Ballkanidet, Pontidet dhe Kaukazin. Në degën jugore bëjnë pjesë: Bregu veriperëndimor i Afrikës, malet Atlas, Apeninet, Alpet Jugore, Dinaridet, Albanidet, Helenidet, Touridet dhe malet Zagros të Iranit.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59