Page 56 - Demo
P. 56


                                    543.2 3DVXULWs PLQHUDUH Ws WUXDOOLW VKTLSWDU Rezervat minerare të ShqipërisëShumëllojshmëria e shkëmbinjve, e depozitimeve dhe e strukturave shkëmbore ka bërë që nëntoka shqiptare të dallohet për rezerva të shumta minerare (shih hartën e figurës 4). Bazuar në përdorimin industrial të tyre, mineralet ndahen në: lëndë të djegshme, minerale të dobishme metalore dhe minerale të dobishme jometalore. Këto rezerva minerare përbëjnë një bazë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe shpërndarja e tyre është e lidhur ngushtë me evolucionin gjeologjik të truallit. Mineralet metalore gjenden kryesisht në pjesën lindore të vendit, ato të lëndëve të djegshme, në perëndim dhe jugperëndim, ndërsa mineralet jometalore dallohen për përhapjen e tyre në të gjithë vendin.  Rezervat e lëndëve djegëseLëndët djegëse gjenden në gjendje të ngurtë (qymyrguri, linjiti, torfa dhe asfalti), në gjendje të lëngët (nafta) dhe në gjendje të gaztë (gazi natyror). Rezervat e qymyrgurit gjenden në formë shtresash në konglomeratet dhe ranorët e oligocenit dhe të miocenit. Të pasura me shtresa qymyrguri janë pothuajse të gjitha gropat dhe fushat e përbëra nga argjilat dhe ranorët. Pellgu më i hershëm qymyrmbajtës shtrihet në ultësirën ndërmalore Korçë-Gorë-Mokër, ndërsa qymyrguri me fuqi më të lartë kalorifike gjendet në pellgun e Memaliajt. Shtresa të pasura me qymyrgur ka edhe në Ultësirën Perëndimore (Kërrabë, Manëz, Mëzez etj.). Rezervat e linjitit në Shqipëri janë qymyre të cilësisë së ulët. Edhe torfat, të cilat ndeshen në zona ish-kënetore, përfshihen në grupin e qymyreve të dobëta. Asfalti është një bitum natyror, që gjendet në shtresa argjilore e ranore. Vendburimi më i vjetër i tij është ai i Selenicës. Diskutojmë rreth: rezervave minerare të vendit tonë dhe shpërndarjes së tyre gjeografike;rolit të pasurive minerare në zhvillimin ekonomik të vendit.Harta paraqet zonën kryesore naftëmbajtëse të vendit tonë.1AustriSllovakiSlloveniKroaciBosnjëHercegovinëHungariSerbiRumaniMoldaviKosovëItaliBullgariMaqedoniae Veriut TurqiGreqiMali i ZiMarinzë KuçovëBallshFierPatosGorishtVlorëPellguPatos-MarinzëShqipëriRezervat e naftës (shih figurën 1 dhe 2) lidhen me praninë e shkëmbinjve karbonatikë (në Ballsh dhe Gorisht) dhe të shkëmbinjve ranorë (në Kuçovë, Patos dhe Marinzë). Rezerva të mëdha të saj janë zbuluar gjithashtu në Shpirag, ndërkohë që në fazë studimi është edhe platforma detare e Jonit. Gazi natyrorgjendet kryesisht i shoqëruar me naftën, por në disa zona, si në kodrat e Divjakës, edhe i veçuar prej saj. Pamje nga zona naftëmbajtëse Patos-Marinzë 2
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60