Page 58 - Demo
P. 58
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ56e qeramikës e të poçarisë dhe, kur janë të përziera me rërë, edhe për shtrimin e rrugëve. Gëlqerorët dhe dolomitet përdoren si materiale ndërtimi dhe kanë një përhapje të gjerë në Shqipëri. Rezervat e mermerit, të cilat dallojnë për cilësinë e tyre të mirë, gjenden në disa vendburime të Republikës së Shqipërisë. Ndër to përmendim vendburimet e Muhurit dhe të Burrelit. Inertet përfaqësohen nga rërat, zhavorret, çakulli. Rërat gjenden në rrjedhat e poshtme të lumenjve si dhe në bregdet; zhavorret, përgjatë gjithë shtretërve të lumenjve e përrenjve, ndërsaçakulli, rrëzë shpateve të shkëmbinjve gëlqerorë ose magmatikë, si rezultat i shkatërrimit natyror të tyre. Kuarcitet gjenden në sasi të mëdha në verilindje të Republikës së Shqipërisë dhe afër Tropojës (në Kërnajë).1. Klasifikoni pasuritë minerare të nëntokës shqiptare.2. Analizoni shpërndarjen gjeografike të: a) lëndëve të djegshme; b) mineraleve metalore; c) mineraleve jometalore.3. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi pasuritë e mëdha minerare të truallit shqiptar, duke analizuar mundësitë që ato ofrojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.Radha juaj Shfrytëzimi i rezervave minerare në kushtet e ekonomisë së tregutNëntoka shqiptare është mjaft e pasur me rezerva minerare dhe zbulimi e shfrytëzimi i tyre përbëjnë një aktivitet të rëndësishëm ekonomik për vendin. Gjatë periudhës 1944-1990, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese e kromit, bakrit, hekurit, nikelit e qymyrgurit kanë siguruar të ardhura të konsiderueshme për vendin. Pas vitit ‘90, kalimi nga një ekonomi e centralizuar në kushtet e ekonomisë së tregut, të ndërthurura me një sërë faktorësh politikë dhe socialë, ka ndikuar ndjeshëm në kapacitetet nxjerrëse e përpunuese të rezervave minerare. Sot, shumë nga rezervat minerare, si ato të hekur-nikelit, qymyrgurit etj., pavarësisht sasisë e cilësisë së tyre nuk shfrytëzohen, dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së investimeve në teknologjinë e përparuar që nevojitet sot për industritë nxjerrëse e përpunuese. Me gjithë luhatjet e kapaciteteve të shfrytëzimit të tyre gjatë periudhave të ndryshme, kromi, bakri, gazi natyror dhe nafta vazhdojnë të jenë minerale mjaft të rëndësishme për eksportin. Për të rritur prodhimin e tyre, disa nga minierat dhe uzinat përpunuese të mineraleve janë dhënë me koncesion. Të tilla janë: miniera e Kalimashit, ajo e Bulqizës, e Batrës etj., si dhe Uzina e Ferrokromit dhe e Çelikut në Elbasan. Përdorim intensiv, sidomos për industrinë e ndërtimit, kanë edhe inertet lumore, gurët dekorativë, argjilat detare, gipset dhe anhidritet.Gjatë nxjerrjes së materialeve inerte dhe rezervave të mermerita) Materiale inerte përgjatë luginave lumore b) Rezerva mermeri në zonën e Muhurit, Korab5

