Page 60 - Demo
P. 60


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ58 Faktorët e formimit të relievitAnsambli i formave të relievit të Shqipërisë është krijuar nën veprimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, intensiteti i të cilave ka ndryshuar vazhdimisht në kohë.Ndër faktorët e brendshëm dallohen: përbërja litologjike dhe lëvizjet tektonike gjatë evolucionit gjeologjik të truallit (rrudhosjet e orogjenezës alpine dhe lëvizjet diferencuese e shkëputëse). Karakteri i lëvizjeve tektonike, amplitudat e ndryshme të diferencimit të relievit dhe shumëllojshmëria e përbërjes gjeologjike, kanë mundësuar krijimin e formave të larmishme të relievit. Format e krijuara nga veprimi i faktorëve të brendshëm janë modeluar në mënyrë të përhershme nga veprimi i faktorëve të jashtëm, të cilët janë: veprimi i elementeve klimatike, veprimtaria e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore e nëntokësore, veprimtaria erozivodenuduese, veprimtaria akumuluese dhe abrazive e dallgëve detare, veprimtaria karstike, veprimtaria akullnajore dhe veprimtaria e njeriut. Si rezultat i veprimit të këtyre faktorëve janë formuar disa lloje relievesh: strukturoro-eroziv, lumor, karstik, akullnajor, erozivo-denudues dhe bregdetar. Morfologjia e relievit Morfologjia e relievit të Shqipërisë përbëhet nga male, vargje malore, malësi, kodra, vargje kodrinore, fusha, fushëgropa, gropa, lugje, lugina lumore etj., (shih figurat 1 deri në 5). Relievi është orientuar në drejtime të ndryshme, ku mbizotërues është ai veriperëndim-juglindje (kryesisht në perëndim dhe jug të vendit: në vargjet kodrinore të Kërrabës dhe të Mallakastrës, në vargjet malore Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto, Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë etj.). Në veri dhe në lindje të vendit, relievi merr drejtime të ndryshme. Në Alpe mbizotëron drejtimi rrezor, në Vargjet e Lurës dhe në Malin e Thatë shfaqet drejtimi veri-jug, ndërsa në vargun e Korabit ndeshet drejtim harkor. Në malet dhe kodrat e vendit, si rezultat i ndërtimit gjeologjik, kohës së formimit dhe veprimit të faktorëve të jashtëm, janë krijuar kreshta me forma të ndryshme. Në shkëmbinjtë gëlqerorë, si p.sh., në Alpet Shqiptare, ndeshen kreshta të ashpra, të përpunuara nga erozioni i akujve të periudhës së kuaternarit. Në shkëmbinjtë terrigjenë, p.sh., në kodrat e Kërrabës dhe të Mallakastrës, ndeshen kreshta më të buta. Në rastet kur formacionet e buta të relievit ndërthuren me ato të fortat, formohen shpate me shkallëzime. Pamje nga mali i Korabit 3 Pamje nga ultësira e Nënshkodrës 5 Pamje nga kodrat e Mallakastrës 4Në një vështrim të përgjithshëm, relievi ka pamjen e një amfiteatri, platformën e të cilit e përbën Ultësira Perëndimore, ndërsa shkallët rreth saj përfaqësohen nga malet dhe malësitë që lartësohen në lindje, veri dhe jug të vendit (në pjesët lindore dhe juglindore, një përqindje të lartë zënë edhe gropat e fushëgropat).
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64