Page 61 - Demo
P. 61


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ59Fushat shtrihen në pjesën perëndimore të vendit, përgjatë luginave lumore, si dhe në tabanin e gropave ndërmalore. Fusha më e madhe e vendit është Ultësira Perëndimore, pjesa më e madhe e së cilës ka origjinë tektonike ngritëse, të shoqëruar me veprimtarinë depozituese të lumenjve që derdhen në Adriatik. Pjesa veriore e saj, Ultësira e Shkodrës, ka origjinë tektonike fundosëse, të shoqëruar me veprimtarinë depozituese të Drinit dhe të përrenjve të Mbishkodrës. Fushëgropat janë formuar si rezultat i fundosjeve tektonike dhe shfaqin ende prirje drejt uljes në reliev. Për shkak të kësaj prirjeje, ato karakterizohen nga një taban i sheshtë, i modeluar nga depozitimi. Mes tyre dallojnë fushëgropa e Korçës dhe ajo e Delvinës. Gropat janë të shumta dhe pjesa më e madhe e tyre gjendet në lindje dhe në juglindje të vendit (shih figurën 6). Ato janë krijuar nga fundosje tektonike dhe herë shtrihen në formë zinxhiri e herë ndeshen të veçuara. Për shkak të lëvizjeve tektonike ngritëse që pëson vazhdimisht tabani i tyre, gropat kanë funde të çrregullta, të copëtuara dhe të gërryera prej rrjedhave sipërfaqësore. Ndër to dallohen: gropa e Kolonjës, e Tropojës, e Prespës së Madhe etj.Pamje nga gropa e Tropojës 6Lugjet janë gropa të përzgjatura, të formuara si rezultat i fundosjes tektonike dhe të modeluara nga veprimtaria lumore (shih figurën 7). Midis tyre dallohet lugu i Matit, i cili modelohet nga degët e lumit Mat. Luginat ndeshen në të gjithë sipërfaqen e vendit, duke përbërë kështu një element dallues të relievit. Rrjeti i dendur i luginave është rezultat i reshjeve të bollshme që bien gjatë vitit, në kushtet e një relievi kodrinoro-malor. Ndër to dallohen luginat e Drinit, Shkumbinit, Vjosës etj., (shih figurën 8). Në sektorët e sipërm, luginat kryesore të vendit kanë drejtim juglindje-veriperëndim. Sektorët e tyre të mesëm drejtohen për në perëndim, ku herë ndjekin drejtimin e vargjeve kodrinore ose malore dhe herë i çajnë tërthor strukturat e tyre, duke krijuar gryka tërthore deri në kanione (p.sh., Gryka e Këlcyrës dhe kanionet e Osumit). Përveç këtyre drejtimeve mbizotëruese, ndeshen: ai rrezor (në Alpe), drejtimi veri-jug (Drini i Zi), drejtimi verilindje-jugperëndim (Fani i Madh) etj. Përgjatë luginave formohen edhe tarraca lumore.tonike tyre ëënëoneëtyre eri-jug. Përgjatë Pamje nga lugina e Vjosës në Tepelenë8Pamje nga lugu i Matit 7
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65