Page 62 - Demo
P. 62


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ601. Përshkruani natyrën e relievit të Shqipërisë.2. Evidentoni faktorët që kanë ndikuar në formimin e relievit të vendit tonë.3. Përshkruani ndryshimet që vihen re midis kateve hipsometrike të relievit.4. Analizoni modelimin e relievit nën ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm.5. Analizoni morfologjinë e relievit të Shqipërisë, duke evidentuar format kryesore të tij.6. Vlerësoni ndikimin e relievit në kushtet e tjera natyrore, në shpërndarjen e popullsisë dhe në natyrën e ekonomisë së Shqipërisë, duke sjellë shembuj nga krahina apo zona ku banoni.Radha juaj Ndikimi i relievit në dukuritë natyrore, në popullimin dhe zhvillimin ekonomik të venditRelievi luan një rol të rëndësishëm në formimin e veçorive bazë të peizazhit gjeografik, në natyrën e popullimit dhe të ekonomisë shqiptare. Veçoritë e tij ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi shumë elemente të klimës, të hidrografisë, të tokave dhe të bimësisë. Relievi është një nga faktorët klimëformues më të rëndësishëm, për shkak të ndikimit që ushtron nëpërmjet lartësisë, copëtimit dhe drejtimit të tij. Me rritjen në lartësi, ulen temperaturat, rritet sasia e reshjeve dhe bien reshje bore. Copëtimi i relievit çon në krijimin e mikroklimave, ndërsa drejtimi i tij përcakton drejtimin e masave ajrore dhe shkallën e ekspozimit ndaj rrezatimit diellor. Në hidrografi, relievi përcakton karakterin e luginave lumore dhe aktivitetin e tyre (erozionin ose grumbullimin). Në toka dhe bimësi, ai përcakton zonalitetin vertikal të tyre. Karakteri i relievit ka ndikuar gjithashtu në natyrën dhe shkallën e popullimit dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Lartësia, format dhe pjerrësia e relievit përcaktojnë gjithashtu përmasat, arkitekturën dhe shtrirjen e qendrave të banimit, si dhe dendësinë e popullsisë. Zonat me reliev fushor kanë kushte më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, industrisë, transportit etj., ndërsa ato me reliev kodrinoro-malor ofrojnë mundësi për zhvillimin e blegtorisë, vreshtarisë e pemëtarisë, industrisë nxjerrëse të mineraleve, turizmit malor etj. Sipërfaqe vreshtash, Kallmet Turizëm malor në Theth 9 10
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66