Page 64 - Demo
P. 64


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ62Mesdhe, ndërsa nga lindja për në perëndim kalojnë masa ajrore që formohen në Evropën Lindore e Azi. Krahas tyre, një ndikim të vogël në klimë kanë edhe masat ajrore jugore që vijnë nga zonat tropikale, si dhe masat arktike që zbresin nga rajonet veriore. Këto masa ajrore vihen në lëvizje prej qendrave barike (ciklonet dhe anticiklonet), të cilat në periudha të caktuara të vitit kanë zhvillimet e tyre dinamike. Kështu, gjatë gjysmës së ngrohtë të vitit, klima e Shqipërisë ndikohet nga anticikloni i Azoreve, i cili këtë periudhë fuqizohet dhe zhvendoset drejt veriut. Gjatë lëvizjes, ai merr me vete masa ajrore të nxehta e të thata, të cilat përfshijnë Mesdheun dhe Evropën Jugore, pra edhe vendin tonë. Për këtë arsye, gjatë kësaj periudhe moti në vendin tonë është i nxehtë, i thatë dhe i kthjellët. Gjatë gjysmës së ftohtë të vitit, klima e Shqipërisë ndodhet nën ndikimin e ciklonit të Islandës, i cili është një nga qendrat barike më të rëndësishme të frontit polar. Ciklonet, si pjesë e frontit polar, gjatë kësaj periudhe zbresin drejt jugut duke ushtruar ndikimin e tyre në Mesdhe, Evropën Jugore dhe, si rrjedhojë, edhe në vendin tonë. Si rezultat, moti karakterizohet nga reshje, vranësira dhe temperatura të ndryshueshme. Gjatë stinës së dimrit, Shqipëria preket shpesh edhe nga masat ajrore të anticiklonit të Siberisë, të cilat sjellin mot të ftohtë, të kthjellët e të thatë.  Faktorët lokalëRelievi është një faktor i rëndësishëm, që ndikon në klimë nëpërmjet lartësisë mbi nivelin e detit, drejtimit të vargjeve malore dhe copëtimit të tij (shih hartën e figurës 2). Me rritjen në lartësi, temperatura e ajrit ulet (0,60C në çdo 100 m), sasia e reshjeve rritet (arrin vlerat më të mëdha në lartësitë 1500-2000 m), intensiteti i vranësirave shtohet dhe ndryshojnë shpejtësia e drejtimi i erërave. Drejtimi i vargjeve malore përcakton drejtimin e masave ajrore, ndërsa copëtimi dhe larmia e relievit çojnë në krijimin e shumë mikroklimave në territore të vogla.Detet ndikojnë me masat ajrore të ngopura me lagështi, të cilat freskojnë klimën në verë dhe e zbusin atë gjatë dimrit, duke krijuar një ekuilibër të temperaturave. Ndikimin më të madh në klimë e kanë masat ajrore të Adriatikut, për shkak të bregdetit të ulët dhe vijës bregdetare më të gjatë se ajo e detit Jon. Bimësia zbut kontrastet e temperaturës, rrit lagështinë e ajrit dhe ndikon në drejtimin e erës, duke ndihmuar kështu në zbutjen e klimës dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.Njeriu me veprimtarinë e tij ndikon në krijimin e mikroklimave, duke sjellë ndryshimin e vlerave të temperaturës dhe të lagështisë së ajrit. Ai mund të ndikojë pozitivisht në klimë nëpërmjet ndërtimit të liqeneve artificiale, shtimit të sipërfaqeve të gjelbra etj., si dhe negativisht me anë të ndërtimeve pa kriter, shtimit të sipërfaqeve të asfaltuara, dëmtimit të pyjeve etj. Elementet klimatikeTrysnia atmosferike pëson ndryshime gjatë 24 orëve dhe gjatë vitit, në varësi të vlerave të temperaturës. Ajo ndryshon gjithashtu edhe në varësi të lartësisë. LEGJENDË Klimë mesdhetare fushore Klimë mesdhetare kodrinore Klimë mesdhetare paramalore Klimë mesdhetare maloreHarta paraqet rajonizimin klimatik të Shqipërisë. 3
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68