Page 65 - Demo
P. 65


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ63Erërat që fryjnë në territorin e vendit tonë kanë origjinë, drejtim dhe shpejtësi të ndryshme. Shpejtësia e erërave luhatet nga 1,5-5 m/sek deri në 20-40 m/sek. Në klimën e vendit tonë ndikojnë edhe erërat lokale. Një ndër to është murrlani, i cili vjen nga verilindja dhe shkon drejt jugperëndimit (kryesisht në dimër, por edhe në vjeshtë). Nga Afrika Veriore vjen shiroku, që ka shpejtësi të madhe, temperatura të larta dhe sjell reshje. Nga rajonet jugore tropikale vjen juga, një erë e nxehtë, e cila ndikon në rritjen e mëtejshme të temperaturës. Nga rajonet veriore vjen era e ftohtë, e quajtur veriu, ndërsa në rajonet bregdetare ndihet veprimi i vazhdueshëm i puhisë detare.Temperatura e ajrit. Temperaturat mesatare të ajrit pësojnë ulje nga jugu në veri, nga perëndimi në lindje dhe nga niveli i detit në lartësi (shih tabelën e figurës 3). Temperatura mesatare vjetore luhatet mes vlerave 60C në Vermosh në 17-180C në bregdetin jonian. Muaji më i ftohtë është janari dhe më i nxehti korriku. Temperatura më e lartë është regjistruar në Kuçovë, 43,90C, ndërsa ajo më e ulët në Sheqeras të Korçës, -26,90C.Kategoria termike Në perëndim të ShqipërisëNë jugperëndim të ShqipërisëNë verilindje e juglindje të ShqipërisëMbi 800 m lartësiTemperatura mesatare e janarit50-80 90-100 00-10 -50Temperatura mesatare e korrikut230-250 250-260 180-200 150Reshjet janë kryesisht në formë shiu në pjesët e ulëta bregdetare e kodrinore dhe në formë bore në zonat malore. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1480 mm, por shpërndarja e sasisë së tyre është e pabarabartë. Ato luhaten nga 620 mm në Fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në Bogë (Alpe).Diellzimi. Vendi ynë dallohet për kohëzgjatjen e orëve me diell, ku vlera maksimale e diellzimit regjistrohet në Fier, me 2841 orë/vit (shih hartën e figurës 4). Ndikimi i klimës në kushtet e tjera natyrore, në shpërndarjen e popullsisë dhe në ekonomiKlima luan një rol të rëndësishëm në modelimin e peizazhit gjeografik, në shpërndarjen e popullsisë dhe në ekonominë e vendit. Ajo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në relievin, hidrografinë, tokat dhe bimësinë e tij. Klima është një faktor i jashtëm, që ndikon kryesisht në intensitetin e evolucionit të relievit. Kështu, relievi i ekspozuar ndaj reshjeve, erës dhe luhatjeve të temperaturës i nënshtrohet një modelimi më të shpejtë, krahasuar 4Tabela paraqet vlerat e temperaturës mesatare në Shqipëri, në muajt më të nxehtë dhe më të ftohtë të vitit (në 0C).5 Harta paraqet kohëzgjatjen e orëve me diell gjatë vitit në rajonin e Evrop Harta paraqet kohëzgjatjen e orëve me diell gjatë vitit, në rajonin e Evropës. Oqeani AtlantikD e t i M e s d h eDeti AdriatikDeti JonDeti EgjeDeti i VeriutDeti BaltikOqeani i Ngrirë i VeriutDeti i NorvegjisëLEGJENDËOrë/vit < 1200  1200-1600  1600-1800 1800-2000 2000-2500  2500-3500
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69