Page 66 - Demo
P. 66
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ641. Evidentoni tiparet e klimës së Shqipërisë.2. Analizoni faktorët që ndikojnë në formimin e klimës së vendit tonë.3. Evidentoni elementet e klimës së Shqipërisë.4. Vlerësoni rolin që ka klima e vendit tonë në dukuritë e tjera natyrore, në shpërndarjen e popullsisë dhe në aktivitetet e saj.Radha juaj Mbroni një pikëpamje5. Përmes një eseje me temë “Klima e vendit tim”, përshkruani: a) tiparet që karakterizojnë klimën e zonës ku banoni; b) faktorët që ndikojnë në të; c) ndikimin e klimës në kushtet natyrore, shpërndarjen e popullsisë dhe në aktivitetet ekonomike të saj. me një reliev më pak të ekspozuar. Natyra e hidrografisë dhe rezervat e mëdha ujore që ka Shqipëria, janë të lidhura ngushtë me larminë e klimës. Regjimi i lumenjve, dinamika e ujërave nëntokësore, rezervat ujore në liqenet artificiale etj., ndryshojnë në varësi të sasisë dhe të regjimit të reshjeve. Po kështu, llojet e tokave dhe bimësia janë krijuar në përshtatshmëri me tiparet e klimës (në varësi të temperaturës dhe lagështirës).Klima është një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në zhvillimin e disa degëve të ekonomisë dhe, po ashtu, në shpërndarjen e popullsisë në Shqipëri. Sasia e reshjeve (në trajtë shiu dhe bore), temperaturat dhe diellzimi janë elemente mjaft të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, hidroenergjisë, transportit, turizmit, shërbimeve etj. Përqendrimet më të mëdha të popullsisë janë në territoret me klimë më të butë dhe të favorshme për të ushtruar aktivitetin ekonomik. Në terrenet malore, me klimë të ashpër dhe dimër më të gjatë, përqendrimi i popullsisë është i vogël. Përveç ndikimit pozitiv në ekonomi, klima luan edhe rol negativ në zhvillimin e saj. Kështu, vera e gjatë dhe e thatë mesdhetare, përqendrimi i reshjeve në gjysmën e ftohtë të vitit, karakteri intensiv i reshjeve dhe vlerat ekstreme të temperaturës, që mund të ndeshen në periudha të ndryshme të vitit, sjellin dëme të mëdha ekonomike. Këto shoqërohen me dëmtime të kulturave bujqësore, pakësim të rezervave hidroenergjetike në periudhë thatësire, dalje të lumenjve nga shtretërit dhe përmbytje të zonave pranë tyre, shkarje dhe rrëshqitje të relievit, probleme në akset rrugore si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut apo të dëborës. Tipe të ndryshme të arkitekturës së vendbanimeve rurale, fushore dhe malorea) Vendbanim rural, fushor b) Vendbanim rural, malor6

