Page 67 - Demo
P. 67


                                    65Kanali iOtrantosGjiri i TarantosTarantoBariKrotoneGalipoliVlorëKorfuz GREQISHQIPËRID e t i M e s d h eDeti AdriatikDeti JonDeti Mesdhe3.5 +LGURJUDÀD H 6KTLSsULVsHarta paraqet detet që lagin brigjet shqiptare. 1 Disa veçori të përgjithshme të hidrografisëShqipëria dallon për rezervat e mëdha ujore në raport me sipërfaqen e saj. Hidrografia e pasur paraqitet në formën e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, përrenjve, burimeve, ujërave nëntokësore dhe të objekteve hidrografike artificiale (kanale ujitëse, ujëmbledhës, rezervate). Kjo pasuri hidrike është e lidhur ngushtë me klimën (me reshje të bollshme), relievin kodrinoro-malor, përbërjen e larmishme gjeologjike, veprimtarinë njerëzore etj. Rrjeti i dendur hidrografik ka një shpërndarje të pabarabartë në sipërfaqen e territorit shqiptar dhe gjatë stinëve të vitit pëson luhatje të niveleve të tij. Shpërndarja e tij është e lidhur me shpërndarjen, formën dhe sasinë e reshjeve vjetore, temperaturat e ajrit, veçoritë gjeologjike të truallit, veçoritë e bimësisë etj.  Detet që lagin brigjet shqiptareShqipëria ka dalje të gjerë në Detin Adriatik dhe në Detin Jon. Deti Adriatik është pjesë e Detit Mesdhe, me një sipërfaqe prej 132 000 km2 dhe gjendet midis Gadishullit Apenin në perëndim dhe Gadishullit të Ballkanit në lindje (me një gjerësi mesatare prej 200 km). Ai ka një shtrirje gjatësore prej 850 km nga Gjiri i Triestes në veri, deri në Kanalin e Otrantos në jug, me një kripësi mesatare 38‰. Deti Adriatik gjendet në gropën e madhe tektonike midis dy gadishujve dhe në pjesën më të madhe të tij thellësia shkon në 200 m, ndërsa thellësinë maksimale e arrin në jug të tij, me 1589 m. Bregdeti shqiptar i Adriatikut ka një gjatësi prej 380 km dhe në pjesën më të madhe të tij është bregdet i ulët grumbullues. Ai dallohet për plazhet e shumta, si: Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Divjaka, Vlora etj., dhe për numrin e madh të gjireve e të kepeve (Gjiri i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, Kepi i Rodonit dhe ai i Gjuhëzës), ku janë ndërtuar disa porte të rëndësishme. Gjatë këtij bregdeti gjenden edhe disa laguna, si: ajo e Kune-Vaini, e Patokut, Karavastasë, si dhe laguna e Nartës. Deti Jon shtrihet në jug të Kanalit të Otrantos dhe përbën pjesën më të thellë të detit Mesdhe. Ai është formuar në një gropë tektonike me thellësi 3000-4000 m (ku thellësinë maksimale prej 5120 m e arrin në Peloponez). Deti Jon dallohet për tejdukshmërinë e lartë të ujërave të tij dhe për kripësi më të madhe se Deti Adriatik (39 ‰). Diskutojmë rreth: larmisë hidrografike të vendit tonë, duke sjellë shembuj të ndryshëm; rolit të rezervave hidrike në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.2 Pamje nga bregdeti Adriatik 3 Pamje nga bregdeti Jon
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71