Page 68 - Demo
P. 68


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ66Bregdeti shqiptar i Jonit shtrihet nga Kepi i Gjuhëzës, në gadishullin e Karaburunit, deri në Kepin e Stillos në jug. Përgjatë vijës bregdetare janë formuar edhe disa gjire detare, si ai i Grahmës, i Sarandës dhe gjiri i Ftelias. Bregdeti i Jonit është një bregdet i lartë shkëmbor, me plazhe të vogla, zallore e me thellësi të madhe në brigje. Ndër to dallohen plazhet e Dhërmiut, Jalës, Himarës, Borshit, Sarandës etj. Në Butrint gjendet Liqeni i Butrintit. LiqenetSipas origjinës së formimit, liqenet ndahen në: liqene tektoniko-karstike, bregdetare, akullnajore, karstike dhe artificiale. Liqenet me sipërfaqen dhe thellësinë më të madhe janë ato me origjinë tektonike karstike (shih figurat 4 deri në 7).• Liqenet tektoniko-karstikeLiqeni Sipërfaqja Lartësia mbi nivelin e detit Thellësia maksimaleThellësia mesatareL. i Shkodrës (vetëm 149 km2 ndodhen brenda territorit shqiptar)368 km2 5 m 44 m 7-10 mL. i Ohrit (vetëm 111,4 km2 ndodhen brenda territorit shqiptar)362,6 km2 695 m 295 m 138 mL.i Prespës (vetëm 49,5 km2ndodhen brenda territorit shqiptar)Prespa e Madhe 285 km2 853 m 54 m 35 mPrespa e Vogël 44 km2Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit. Tabani i tij është gëlqeror dhe ushqehet nga reshjet e shiut e ujërat nëntokësore. Në këtë liqen derdhet Moraça dhe buron Buna. Liqeni dallohet për luhatjet e mëdha të nivelit të ujërave, tejdukshmërinë e ulët, mineralizimin mesatar dhe për temperaturën e ujërave që luhatet midis vlerave 6,80 - 25,90C. Ai dallohet gjithashtu për llojet e ndryshme të peshqve (sidomos për krapin dhe gjucën) dhe si rezervat i njohur i shpendëve. Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervat Natyror i Menaxhuar.Liqeni i Ohrit është liqeni më i thellë në Gadishullin e Ballkanit. Ai është formuar në të njëjtën kohë me grabenet e tjera juglindore të Shqipërisë, por në dallim me to, është ripërtërirë me një amplitudë më të madhe. Nga liqeni i Ohrit buron Drini i Zi, ndërkohë që ai furnizohet në rrugë nëntokësore nga ujërat e Liqenit të Prespës (pasi Prespa e Madhe ndodhet 157 m mbi nivelin e tij) dhe të masivit karstik të Malit të Thatë. Ndër burimet kryesore të liqenit të Ohrit dallohet ai i Shën Naumit, Drilonit, Tushemishtit etj. Tejdukshmëria e ujërave të tij është e lartë (15-25 m) dhe temperatura luhatet midis Tabela paraqet të dhëna mbi liqenet tektoniko-karstike të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës.Pamje nga liqeni i Shkodrës Pamje nga liqeni i Ohrit Pamje nga liqeni i Prespës45 6 7
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72