Page 69 - Demo
P. 69
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ67vlerave 5,40C - 21,90C. Gjatë bregut perëndimor të këtij liqeni, i cili është pothuajse i drejtë dhe shkëmbor, shtrihen plazhi i Pogradecit dhe ai i Tushemishtit. Liqeni i Ohrit, i cili bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Natyrore Botërore, dallohet për faunën e pasur me lloje të veçanta speciesh endemike që rriten në të (korani, belushka etj.). Liqeni i Prespës përbëhet nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Ai ushqehet nga reshjet atmosferike dhe ka luhatje të nivelit të ujërave. Për shkak të lartësisë më të madhe mbi nivelin e detit sesa liqeni i Ohrit, ujërat e Liqenit të Prespës kanë temperaturë, tejdukshmëri dhe mineralizim më të ulët. Liqeni i Prespës është shpallur Park Kombëtar. • Liqenet bregdetare (lagunat) formohen në bregdet si rezultat i veçimit të gjireve të dikurshme nga deti, me anë rripave të rërës. Ndër lagunat dallohen: laguna e Vilunit, lagunat e bregut të Lezhës, laguna e Patokut, e Karavastasë, e Poros, e Nartës, e Pashalimanit dhe ajo e Butrintit. • Liqenet akullnajore ndeshen në lartësinë mbi 1500 m në relieve të përbëra prej gëlqerorëve dhe magmatikëve. Ata gjenden në grupe dhe kanë përmasa të vogla. Nivelet e tyre ndryshojnë sipas luhatjeve të temperaturave të ajrit; nivelin maksimal e arrijnë në pranverë (me shkrirjen e borës), ndërsa atë më të ulët në dimër. Ndër liqenet akullnajore dallohen: liqenet e Lurës, të Valamarës, të Jezercës, të Gramozit etj.• Liqenet karstike janë formuar në formacione gëlqerore e gipse dhe kanë mineralizim të lartë. Ato janë liqene të cekëta dhe ushqehen me reshje shiu. Ndër to dallohen liqenet e Dumresë (rreth 80 liqene në stinën e dimrit), ku më të mëdhenjtë janë: Liqeni i Çetijes dhe ai i Seferanit.• Liqenet artificiale janë ndërtuar për qëllime hidroenergjetike (liqenet e Drinit, të Matit dhe të Bistricës), për ujitje e peshkim (liqeni i Thanës, i Kurjanit, etj.), për furnizimin me ujë të qendrave të banuara (liqeni i Bovillës) dhe për qëllime mjedisore (Liqeni Artificial i Tiranës). LumenjtëDetet në të cilët derdhen Lumenjtë Gjatësia Prurjet mesatare vjetoreAdriatik Drini (gjatësia 285 km) (prurja 352 m3/sek)Drini i Zi 149 km 118 m3/sekBuna 44 km 320 m3/sekShkumbini 181 km 61,5 m3/sekMati 144 km 103 m3/sekSemani Devolli Osumi 161 km 32,5 m3/sek281 km 196 km 49,5 m3/sek (prurja mesatare e Devollit 95,7 m3/sek)Vjosa 272 km 195 m3/sekErzeni 108 km 18 m3/sekJon Pavlla 50 km 6,5 m3/sek Bistrica 32 km 23,9 m3/sekKalasa 41 km 7,4 m3/sekDrini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit dhe pasi përshkon një rrugë me ngushtime midis maleve, merr disa degë të tjera lumore, futet në Republikën e Shqipërisë (në MireshBulqizë) dhe rrjedh nëpër një territor të gjerë. Në vazhdim, shtrati i tij ngushtohet e zgjerohet herë pas here, deri sa derdhet në Liqenin e Kukësit. Atje bashkohet me Drinin e Bardhë dhe formon lumin Drin, i cili kthehet në një varg liqenesh artificiale, htë shpallur Parkveçimit gunata e e ëdhe en me ë stinën e it.Pamje nga liqeni i Luleve (Lurë)8

