Page 70 - Demo
P. 70


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ68ku janë ngritur HEC-et e Fierzës, të Komanit dhe të Vaut të Dejës. Gjatë rrugës, Drini (lumi më i madh në Shqipëri) merr me vete edhe ujërat e Valbonës, Shalës etj., dhe derdhet në Bunë. Buna buron nga Liqeni i Shkodrës dhe është i vetmi lumë fushor në Shqipëri me prurjet më të mëdha. Një pjesë e tij shërben si kufi shtetëror me Malin e Zi. Mati buron nga mali i Kaptinës (në Martanesh) dhe përbëhet nga degët e lumit Fan dhe nga lumi Uraka. Gjatë rrugës, lugina e Matit karakterizohet nga një sërë ngushtimesh dhe zgjerimesh. Në ujërat e këtij lumi është ndërtuar hidrocentrali i Ulzës dhe ai i Shkopetit. Shkumbini buron nga mali i Valamarës, duke krijuar një luginë malore në rrjedhat e sipërme e të mesme të tij. Ai është një lumë eroziv, që dallohet për prurje të ngurta, të mëdha. Dega kryesore e tij është Rrapuni.Semani formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin (në fshatin Arrëz të Beratit) dhe rrjedh nëpër një shtrat fushor. Osumi fillon nga mali i Rungajës (në Malësinë e Vithkuqit) dhe merr më vete përrenj që burojnë nga mali i Gramozit. Në rrjedhën e sipërme, ky lumë formon disa ngushtime deri në kanione. Devolli buron në juglindje të malit të Moravës e në vazhdim, përmes një shtrati të pjerrët, hyn në luginën e Devollit të Sipërm. Pas zgjerimit në fushën e Korçës, ai kalon në disa ngushtime e më pas e zgjeron luginën e tij. Erzeni buron nga malësia e Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalzit. Në rrjedhën e sipërme, ai kalon nëpër një shtrat malor.Vjosa është lumi më i madh i jugut të Shqipërisë, që dallohet për prurjet e mëdha dhe për deltën e fuqishme që formon në grykëderdhje. Ajo buron nga malet e Pindit (Greqi) dhe futet në territorin shqiptar (te Tre Urat në Përmet) duke rrjedhur nëpër një luginë me ngushtime (ku dallohet gryka e Këlcyrës) dhe zgjerime. Degët kryesore të këtij lumi janë Drinosi dhe Shushica. Në të përfundojnë edhe ujërat e burimeve të Grykës së Këlcyrës, Viroit të Gjirokastrës, Ujit të Ftohtë të Tepelenës etj. Lumenjtë që derdhen në Detin Jon janë: Bistrica, Pavlloja dhe Kalasa. Ata janë lumenj të shkurtër dhe me prurje të konsiderueshme. Bistrica është një lumë që ushqehet prej ujërave nëntokësore, burimet (20 burime) e të cilave dalin në rrëzën jugore të Qafës së Muzinës. Burimi kryesor i këtij lumi është “Syri i Kaltër”. Rezervat hidrike të Bistricës shfrytëzohen nëpërmjet dy HEC-eve: Bistrica 1 dhe Bistrica 2. 1. Evidentoni disa nga veçoritë kryesore të hidrografisë së Shqipërisë.2. Analizoni disa veçori të përgjithshme të: a) Detit Adriatik; b) Detit Jon; c) liqeneve tektoniko-karstike; d) liqeneve bregdetare; e) liqeneve akullnajore; f) liqeneve karstike.3. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi rolin e deteve, liqeneve dhe lumenjve në Shqipëri.Radha juaj Mbroni një pikëpamje4. Pse daljet e lumenjve nga shtretërit e tyre janë bërë vitet e fundit një fenomen edhe më i shpeshtë? Pamje nga lumi i Bunës, Shkodër9Në grykëderdhje, lumi formon një deltë të madhe me ishuj të vegjël aluvionalë, si Ada, Franc Josefi etj.).
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74