Page 71 - Demo
P. 71
693.6 /ORMHW H WRNDYH GKH IDNWRUsW H IRUPLPLW Ws W\\UHDiskutojmë rreth: larmisë së tokave në vendin tonë;faktorëve që ndikojnë në degradimin e tyre. Faktorët e formimit të tokaveTrualli shqiptar përbëhet nga toka të shumëllojshme, formimi i të cilave lidhet me ndikimin e një sërë faktorësh, si: klima, relievi, bota e gjallë, përbërja gjeologjike dhe njeriu. Klima ndikon në formimin e llojeve të ndryshme të tokave dhe në shpërndarjen gjeografike të tyre. Nëpërmjet temperaturës dhe reshjeve, ajo përcakton proceset biologjike, fizike dhe kimike që zhvillohen në toka. Relievi ndikon me anë të lartësisë, pjerrësisë së shpateve dhe ekspozimit. Me rritjen e lartësisë së relievit, tokat marrin veçori të dallueshme nga njëra-tjetra, për shkak të formimit të tyre në kushte të ndryshme temperature, lagështie dhe reshjesh. Pjerrësia e shpateve ndikon në sasinë e ujit që qëndron në toka, ndërsa ekspozimi përcakton zhvillimin e proceseve të ndryshme fizike e kimike në tokat e shpateve. Bota e gjallë (mikrogjallesat dhe bimët) është një faktor i rëndësishëm që përcakton shpërndarjen, përmbajtjen e humusit dhe shkriftësinë e tokave. Gjatë formimit, tokat krijojnë veçoritë e tyre si pasojë e procesit të shkëmbimit të lëndëve dhe energjisë midis tyre dhe botës së gjallë. Përbërja gjeologjike e shkëmbinjve mëmë përcakton përbërjen mineralogjike, shkriftësinë dhe rezistencën që shfaqin ndaj erozionit tokat e formuara mbi ta. Një ndikim të drejtpërdrejtë në toka ka edhe veprimtaria njerëzore, nëpërmjet: sistemimit, kullimit, ujitjes, plehërimit të tokave, mbjelljes së bimësisë, ndërtimeve të ngritura sipas një plan-studimi etj. Duke qenë se në terrene të ndryshme të Shqipërisë, lidhjet midis faktorëve tokëformues kanë specifikat e tyre, tokat marrin karakteristika të ndryshme. Me rritjen e lartësisë së relievit, zonaliteti klimatik i krijuar përcakton edhe katëzimin e tokave. Toka të tilla quhen toka zonale dhe ndahen në: toka të hirta kafe, të kafenjta, të murrme pyjore dhe livadhore-malore, ndërsa tokat që formohen në sipërfaqe të vogla e në kushte të veçanta, quhen toka jozonale. Toka të tilla janë ato kënetore, aluvionale dhe bregdetare. Tokat zonaleTokat e hirta kafe shtrihen kryesisht në terrenet fushore e kodrinore të pjesës perëndimore të Shqipërisë, deri në 600 m lartësi. Ato formohen mbi shkëmbinj sedimentarë, në kushtet e klimës dhe të bimësisë së shkurreve mesdhetare. Tokat e hirta kafe janë poroze, përmbajnë 3% humus dhe janë të pasura me kalium. Trashësia e tyre shkon në 1,5 m. Në këto toka rriten lloje të ndryshme kulturash bujqësore.karakteristMe rritjen e tokave. kafenjtsipëjanshukëtoDisa lloje tokash zonalea) Toka të hirta kafeb) Toka të kafenjta1

