Page 72 - Demo
P. 72


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ70Tokat e kafenjta shtrihen kryesisht në terrenet kodrinoro-malore (nga 600-1000 m lartësi). Ato formohen në kushtet e klimës mesdhetare malore e të bimësisë së dushqeve dhe mbi shkëmbinj sedimentarë e magmatikë. Këto toka kanë trashësi deri në 1,4 m, përmbajnë rreth 5% humus dhe janë mjaft të përshtatshme për kultivimin e lajthisë dhe të gështenjës.Tokat e murrme pyjore shtrihen kryesisht në lartësitë 1000-1700 m mbi nivelin e detit dhe kanë një trashësi që shkon deri në 1,2 m. Ato formohen mbi shkëmbinj sedimentarë e magmatikë, në kushtet e klimës mesdhetare malore dhe të pyjeve (kryesisht të ahut). Këto toka janë të përshtatshme për kultivimin e patates dhe të drurëve frutorë.Tokat livadhore malore gjenden në të gjitha zonat malore të vendit, në lartësitë mbi 1700 m mbi nivelin e detit. Ato formohen mbi shkëmbinj sedimentarë e magmatikë, në kushtet e klimës malore dhe të bimësisë barishtore. Këto toka dallojnë për përqindjen e lartë të humusit (deri në 20%) dhe për trashësinë e tyre, që shkon deri në 90 cm.  Tokat jozonaleTokat kënetore janë formuar në tabanin e ish-kënetave të dikurshme dhe kanë përmbajtje torfe. Pas çlirimit, ato u kthyen në toka bujqësore prej procesit të bonifikimit. Tokat kënetore formohen edhe nga përmbytjet e shpeshta të lumenjve.Tokat aluvionale gjenden pranë luginave lumore dhe formohen prej depozitimeve lumore (aluvioneve). Ato janë të pasura me karbonate kalciumi, kanë përqindje të lartë lagështie dhe janë të varfra në humus.Tokat e kripura gjenden në disa zona bregdetare në perëndim dhe mbi depozitime liqenore. Për shkak të kripës që depozitojnë ujërat nëntokësore pranë sipërfaqes së tyre, këto toka nuk janë 2 Disa lloje të tjera tokash zonalea) Toka të murrme pyjore b) Toka livadhore malore Tokat jozonTokat kënkanëprepTdhujër3 Tokë kënetore, Maliq
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76