Page 74 - Demo
P. 74


                                    723.7 %RWD ELPRUH GKH VKWD]RUH Qs 6KTLSsULDiskutojmë rreth: larmisë së peizazheve që e karakterizojnë territorin shqiptar;veçorive të florës dhe faunës së Shqipërisë dhe llojeve të tyre;llojeve të specieve endemike që rriten në vendin tonë dhe faktorëve që kanë ndikuar në formimin e tyre. Faktorët që ndikojnë në shumëllojshmërinë e botës së gjallëRepublika e Shqipërisë dallohet për diversitetin dhe origjinalitetin e botës së gjallë. Tiparet e sotme, ajo i ka marrë në fund të neogjenit. Një karakteristikë tjetër e botës së gjallë, që rritet në vendin tonë, është prania e madhe e specieve endemike dhe e atyre gjysmendemike. Të gjitha këto veçori kushtëzohen nga pozita gjeografike e Shqipërisë, përbërja gjeologjike e truallit të saj, larmia e relievit, e klimës, e hidrografisë, e tokave, si dhe nga ndikimi human. Për shkak të pozitës gjeografike të vendit tonë, bota bimore dhe ajo shtazore që rriten në territorin e tij, karakterizohen nga tipare mesdhetare, ballkanike dhe të Evropës Qendrore.Përbërja gjeologjike e truallit përcakton llojin e tokave, e për rrjedhojë, edhe veçoritë e botës së gjallë që rritet në to. Relievi ndikon me anë të lartësisë dhe ekspozimit. Me rritjen e lartësisë së relievit, ndryshimi i elementeve klimatike përcakton katëzimin e botës së gjallë. Shkallët e ndryshme të ekspozimit ndaj rrezatimit diellor, erës dhe reshjeve, përcaktojnë llojet e botës së gjallë (p.sh., speciet që duan ose jo diell, lagështirë etj.). Klima dhe hidrografia janë dy faktorë të tjerë që ndikojnë në shumëllojshmërinë e botës bimore dhe asaj shtazore. Një ndikim të rëndësishëm ka edhe veprimtaria njerëzore. Ajo ndikon pozitivisht nëpërmjet pyllëzimit, mbrojtjes dhe shtimit të florës e të faunës (sidomos asaj endemike në rrezik zhdukjeje), zbatimit të rregullave të gjuetisë, përmirësimit të infrastrukturës (sidomos të rrjetit të kanalizimeve), ujitjes dhe drenazhimit të tokës, mbjelljes së kulturave bujqësore sipas regjimit të pjellorisë së saj etj. Në shumë raste, ndikimi i shoqërisë njerëzore mbi botën e gjallë ka qenë edhe negativ, nëpërmjet rritjes së sipërfaqeve urbane, përdorimit pa kriter të plehrave kimike, përdorimit të mekanikës bujqësore të vjetruar, dëmtimit të sipërfaqeve pyjore, mungesës së drenazhimit dhe ujitjes së tokave etj. Edhe shkarkimet e mbetjeve industriale në mjedis, kanë sjellë shpeshherë deformime gjenetike të specieve të ndryshme. Bimësia Në kushtet e një relievi kodrinoro-malor, në Shqipëri është zhvilluar një botë e pasur bimore. Me rritjen e lartësisë dallohen katër breza të bimësisë: brezi i shkurreve mesdhetare, brezi i dushkut, brezi i ahut dhe brezi i kullotave alpine.Brezi i shkurreve mesdhetare. Në zonat veriore të vendit, kufiri shpeshherë deformi BimësiaNë kzhvkdHalorë të tipit mesdhetar (pjesë e brezit të shkurreve mesdhetare) 1a) Pamje nga Divjakab) Pamje nga Parku Kombëtar i Llogarasë
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78