Page 75 - Demo
P. 75


                                    +ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ73vertikal i këtij brezi shkon deri në 400 m, ndërsa në zonat jugore, 800-1000 m. Ky brez ndeshet në formën e dy nënkateve, të cilat janë: nënkati i shkurreve të tipit makje (me gjelbërim të përhershëm) dhe ai i shkurreve të tipit shiblijak (që rrëzon gjethet në dimër). Brezi me gjelbërim të përhershëm përbëhet nga mareja, shqopa, dafina, gjineshtra etj., ndërsa brezi i dytë përfaqësohet me shkozën. Pjesë e këtij brezi janë edhe halorët e tipit mesdhetar, që gjenden në Divjakë, në Pishëporë dhe në Llogara. Brezi i dushkut shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare. Në zonat veriore, ai ndeshet deri në lartësinë 700 m, ndërsa në ato jugore, deri në 1200 m. Në këtë brez dallohen disa lloje dushqesh (lisi i butë, qarri, bunga etj.), të cilat shpesh përzihen me drurë të tjerë (panja, lajthia, gështenja etj.).Brezi i ahut shtrihet mbi brezin e dushkut dhe shkon deri në 1800-2300 m lartësi. Është brezi më i pasur pyjor i Shqipërisë. Ndër drurët mbizotëron ahu, masivet e të cilit përzihen edhe me pyje pishash e bredhash. Pyjet e ahut zënë një sipërfaqe më të madhe në pjesën veriore të vendit, ndërkohë që në pjesën jugore ato ua lënë vendin halorëve. Sipërfaqe të mëdha me bimësi të këtij brezi ndeshen në Alpe etj. Brezi i kullotave alpine përfshin territoret më malore të vendit, në lartësitë 1700-1800 m. Ai përbëhet kryesisht nga bimësi barishtore, e cila në disa zona ndërthuret me shkurre të ulëta. Në zonat qendrore dhe veriore të vendit, bimësia barishtore është mesoevropiane, ndërsa në zonat jugore, mesdhetare. Bota shtazoreBota shtazore e pasur e vendit tonë është e pranishme si në mjediset tokësore, ashtu edhe në ato ujore. Fauna tokësoreBota shtazore që rritet në mjediset tokësore të vendit tonë është e ngjashme me atë të Evropës Mesdhetare. Ajo gjendet në të gjitha format e relievit dhe është përshtatur mirë me brezat e bimësisë dhe me kushtet e tyre klimatike. Në mjedise të ndryshme tokësore bota shtazore paraqet specifikat e veta, të cilat e bëjnë atë të dallueshme nga një mjedis në tjetrin. Më poshtë janë renditur dhe përshkruar llojet e faunës që jeton në këto mjedise.Pyll gështenje, Tropojë Pyje me pisha, Qafa e Malit, PukëRrëqebull2 34
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79