Page 76 - Demo
P. 76
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ74Fauna e brezit të shkurreve dhe të pyjeve mesdhetare përfaqësohet me llojet me tipike të gjitarëve, si: çakalli, dhelpra, derri i egër, vidra, nuselala etj. Ndër shpendët, më të përhapur janë: thëllëza e fushës, shkurta, fazani, lloje të ndryshme harabelash etj. Pjesë e këtij mjedisi janë shumica e amfibëve dhe e zvarranikëve, si breshka, hardhuca e lloje të ndryshme gjarpërinjsh.• Fauna e territoreve shkëmbore jeton në sipërfaqe të zhveshura ose me bimësi të rrallë dhe me luhatje të temperaturave. Gjitarët që ndeshen më shpesh janë brejtësit e vegjël, ndërsa më rrallë, kaprolli dhe dhia e egër. Ndër shpendët dallohen lauresha, thëllëza e malit, shkurta etj., ndërsa ndër zvarranikët, nepërka. • Fauna e pyjeve malore përfaqësohet me lloje të ndryshme gjitarësh dhe shpendësh. Ndër gjitarët dallohen: ariu i murrmë, dhia e egër, kaprolli, shqarthi, ujku, rrëqebulli, ndërsa nga shpendët, thëllëza e malit, shqipja dhe shkaba. Zvarranikët ndeshen më rrallë.• Fauna e majave të maleve jeton në kushte të ashpra klimatike. Ajo përfaqësohet me dhinë e egër, shqipen e maleve, korbin etj. • Fauna e shpellave karstike është përshtatur me kushtet e mungesës së dritës dhe përfaqësohet me disa lloje të lakuriqëve të natës që jetojnë në koloni.1. Evidentoni faktorët që ndikojnë në larminë e botës së gjallë në vendin tonë.2. Analizoni veçoritë e brezave të bimësisë që formohen në Shqipëri me rritjen e lartësisë së relievit.3. Evidentoni dhe përshkruani llojet e faunës së vendit tonë. Radha juaj Mbroni një pikëpamje4. Vlerësoni përmes një eseje ndikimin e veprimtarisë njerëzore mbi botën e gjallë në Shqipëri. 5. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi ndikimin pozitiv ose negativ të shoqërisë mbi botën e gjallë në zonën ku banoni. Sillni shembuj, të cilët mund të shërbejnë për organizimin e një diskutimi, përmes të cilit të shpalosni qëndrimin tuaj si anëtarë të komunitetit. Fauna ujoreVendi ynë dallohet gjithashtu për faunën e pasur ujore, e cila ndeshet në tri forma: fauna e ujërave të kripura, fauna e lagunave bregdetare, fauna e ujërave të ëmbla.• Në faunën e ujërave të kripura, e cila është fauna më e pasur ujore, bëjnë pjesë disa lloje molusqesh, karkalecash e breshkash, si dhe sardelja, kocja, levreku, barbuni, ngjala etj. Në raste të rralla, në kushtet e rritjes së temperaturës së ujërave, në thellësi jo shumë të mëdha janë vënë re peshkaqenë apo tufa delfinësh. Pjesë e kësaj faune janë edhe disa lloje pulëbardhash, si dhe dallëndyshja e detit. • Në faunën e lagunave bregdetare ndeshen: pelikani, fazani, rosa, mjellma etj. Në këtë mjedis jetojnë edhe specie endemike, ndër të cilat dallohet pelikani kaçurrel i Lagunës së Karavastasë. • Fauna e ujërave të ëmbla (liqene, lumenj) përfaqësohet me lloje të ndryshme peshqish, zvarranikësh (breshka, gjarpërinj) dhe amfibësh (bretkosa). Ajo është më e pasur dhe e shumëllojshme në liqene sesa në lumenj. Peshqit më tipikë të këtyre ujërave janë krapi, korani, ballëgjeri, trofta etj.• Fauna e territordhe me luhatje ndërsa më rralle malit, shkurta• Fauna e pyjeve mgjitarët dallohenshpendët, thëllëz• Fauna e majavedhinë e egër, sh• Fauna e shpellapërfaqësohet mPelikani kaçurrel (specie endemike)Kaprolli, gjitar i territoreve shkëmbore Peshk koran i Liqenit të OhritShqipja e malitLloje nga fauna e Shqipërisë 5

