Page 77 - Demo
P. 77
757UDVKsJLPLD QDW\\URUH H YHQGLW WRQsGKH SUREOHPHW H PMHGLVLW 3.8 Diskutojmë rreth: trashëgimisë natyrore të vendit tonë dhe rëndësisë së saj në zhvillimin e turizmit;problemeve të mjedisit dhe faktorëve që kanë ndikuar në to. Trashëgimia natyrore Pozicioni gjeografik i favorshëm, ndërtimi gjeologjik i larmishëm, rezervat e mëdha minerare e ujore, shumëllojshmëria e tokave, larmia e relievit dhe e klimës, përbëjnë një mozaik vlerash të mjedisit fizik dhe atij jetësor në Shqipëri. Kjo tërësi vlerash quhet trashëgimi natyrore. Lidhja dhe bashkëveprimi në forma të ndryshme midis elementeve të mjedisit fizik krijojnë tablonë e plotë të peizazheve që karakterizojnë vendin tonë dhe diversitetin biologjik të tij.Menaxhimi i qëndrueshëm i peizazhit dhe ruajtja e përmirësimi i diversitetit biologjik, krahas mbrojtjes së vlerave estetike, kombëtare dhe shkencore, mundësojnë zhvillimin e shumë degëve të ekonomisë, sidomos të turizmit. Zonë e mbrojturFillimet e veta, njohja dhe evidentimi i vlerave të natyrës në Republikën e Shqipërisë i kanë që në vitin 1940. Më pas, ky proces ka ardhur gradualisht në rritje. Zonat në të cilat janë evidentuar vlera të veçanta dhe të rëndësishme, janë përfshirë në kategoritë e zonave të mbrojtura. Në Republikën e Shqipërisë, ato përbëjnë rreth 10% të sipërfaqes së saj. Kategoritë e Zonave të MbrojturaKategorizimi i Zonave të Mbrojtura është bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (ang. IUCN), në vitin 1994. Zonat e mbrojtura janë klasifikuar në 6 kategori (shih tabelën e figurës 1):Kategoria e zonës së mbrojtur Përshkrimi i zonës së mbrojtur Bëjnë pjesëI.Rezervë strikte natyrore/rezervat shkencor Janë territore tokësore ose ujore të vogla, pak deri në aspak të shqetësuara nga njeriu, që ruhen dhe menaxhohen për qëllime shkencore dhe për mbrojtjen e botës së gjallë. Rezervatet mund të jenë me rëndësi botanike, ku ruhen në formë “in situ” llojet bimore dhe bashkësitë bimore, ose me rëndësi shtazore, për shkak të ruajtjes së llojeve shtazore në vendbanimet burimore të natyrës.4 rezervate të tilla: Laguna e Karavastasë, Lugina e Gashit, Kardhiqi dhe Rrajca.II. Park KombëtarËshtë një zonë e gjerë tokësore e ujore (jo më e vogël se 1000 ha), e cila ruhet e menaxhohet për mbrojtjen e ekosistemeve, për qëllime edukimi dhe rekreacioni (për çlodhje e argëtim). Në këtë zonë nuk lejohet shfrytëzimi i mjedisit për qëllime të tjera, përveç atyre shkencore, arsimore, kulturore dhe rekreative, të cilat mund të shërbejnë për mbajtjen e zonës në kushtet optimale natyrore ose afërsisht natyrore.13 parqe kombëtare: mali i Dajtit, Thethi, Lura, Pisha e Divjakës, Llogaraja, Bredhi i Drenovës, mali i Tomorit, Lugina e Valbonës, Bredhi i Hotovës, Qafështama, Zall-Gjocaji, Prespa, Butrinti.III. Monument NatyrorQuhen zonat me përmasa të vogla, por dhe objektet biotike dhe abiotike, që mbrohen e menaxhohen për ruajtjen e karakteristikave të veçanta (unikale) natyrore. Monumentet natyrore janë me karakter: gjeologjik, gjeomorfologjik (shpella, humnera, shkëmbinj), hidrologjik (ujërrjedha, ujëvara, liqene) dhe botanik (ekzemplarët e rrallë të botës bimore).Rreth 750 monumente natyrore, ndër të cilët dallohen: Bredhi i Sotirës, Syri i Kaltër, Vlashaj, Zheji etj. Numrin më të madh të këtyre monumenteve e ka Vlora (51) dhe atë më të vogël, Fieri (5).IV.Rezervat natyror i menaxhuar/park natyrorJanë zonat e mbrojtura tokësore e ujore, ku sigurohet përkujdesja ndaj KDELWDWHYHGKHSORWsVLPLLNsUNHVDYHVSHFL¿NHWsERWsVVsJMDOOsSsUPHVQMsmenaxhimi të përshtatshëm për qëllime çlodhjeje, argëtimi, studimore etj.25 rezervate natyrore të menaxhuara, ndër të cilat dallohen rezervatet e: Rrushkullit, Pishë-Poros, Velipojës, Kune-Vainit, Maliqit, PatokFushëkuqe-Negelit, Karaburunit, Cangonjit, Bërzanës, Levanit, Qafëmollë-Derjes, Ballollit, Qafë-%XVKLW%RJRYsV.UDVWD¿OODNXWHWMV. Peizazh i mbrojturQuhen zonat që mbrohen dhe menaxhohen me qëllim ruajtjen e diversitetit biologjik, cilësisë së peizazheve dhe bashkëveprimit harmonik të veprimtarisë njerëzore në to. Kjo kategori përfshin pjesë toke ose deti në pronësi publike, private apo qendra banimi, brenda të cilave zhvillohen aktivitete të ndryshme (si: bujqësi, pemëtari, pylltari, peshkim etj.). 6 zona të tilla: Biza, Bërdheti, Nikolica etj.Zonë e mbrojtur, quhet një hapësirë e shpallur si e tillë, me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit, të peizazheve dhe të trashëgimisë kulturore të saj përmes menaxhimit efektiv, mjeteve juridike (ligj, rregullore, udhëzim etj.) dhe mjeteve të tjera (shkencore, profesionale etj.). Zona e mbrojtur duhet të ruajë sa më shumë vlera origjinale (të pacenuara nga veprimtaria njerëzore); të përmbajë elemente unikale të peizazhit; të ketë një hapësirë optimale për jetesën e botës së gjallë dhe të ketë vlera shkencore e edukuese.

