Page 78 - Demo
P. 78
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ76VI.Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuaraQuhen zonat e mbrojtura e të menaxhuara, me qëllim ruajtjen dhe mirëmbajtjen e diversitetit biologjik në kushtet e një përdorimi të qëndrueshëm të burimeve natyrore, në funksion të përmbushjes së nevojave të shoqërisë.4 zona: Luzni-Bulaci, Piskal-Shqeri, Bjeshka e Oroshit dhe Guri i Nikës.Disa prej zonave të përfshira në Kategoritë e Zonave të Mbrojtura, si: Laguna e Karavastasë-Pisha e Divjakës; Liqeni i Shkodrës; Liqeni i Prespave dhe Kanali i Çukës-Butrint-Kepi i Stillos, për shkak tē rëndësisë ndërkombëtare, si habitate të veçantë për shpendët ujorë, janë kategorizuar edhe si Zona Ramsar.Zona Ramsar është një zonë ligatinore, e përcaktuar si e një rëndësie ndërkombëtare, sipas Konventës së Ramsar-it, e njohur gjithashtu si “Konventa për Ligatinat”, një traktat ndërqeveritar mjedisor i krijuar në 1971 nga UNESCO, i cili hyri në fuqi në 1975. Konventa parashikon veprim kombëtar dhe bashkëpunim ndërkombëtar në lidhje me ruajtjen e ligatinave dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të tyre. Gjendja e sotme e zonave të mbrojtura Pavarësisht punës së vazhdueshme për ruajtjen dhe zgjerimin e sipërfaqeve të tyre, në zonat e mbrojtura ndeshen ende probleme. Kështu, për disa prej tyre del si domosdoshmëri rishikimi i statusit të mbrojtjes, në varësi të vlerave që kanë dhe të atyre që mund të merren në ruajtje. Për zonat bregdetare, të cilat kanë përparësi zhvillimin e turizmit, del në plan të parë administrimi i drejtë i tyre dhe ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike që i karakterizon. Disa prej këtyre zonave përballen me ndërtime private në sipërfaqet e tyre, të cilat bëhen kryesisht për qëllime turizmi. Kështu, ndërhyrje dhe dëmtime janë vënë re në Parkun Kombëtar të Lurës, në atë Qafë-Shtamës, në Bredhin e Hotovës, në rezervatet e gjuetisë Kune-Vain, në Rrushkull, Pishë-Poro, Levan, Maliq, Cangonj etj. Disa probleme mjedisore në Shqipëri Zhvillimi ekonomik dhe ndryshimet demografike në Shqipëri kanë vënë përballë sfidave të mëdha raportin midis shoqërisë dhe mjedisit. Problemet mjedisore të dhjetëvjeçarëve të fundit kanë nxjerrë në plan të parë nevojën e përdorimit racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore, sidomos të atyre të papërtëritshme, dhe të gjetjes së rrugëve të duhura për të zbutur dhe minimizuar dëmet ndaj mjedisit. Ndër problemet kryesore të mjedisit në Shqipëri janë: ndotja e ajrit, ndotja e ujërave dhe e tokave, si dhe ajo akustike. Ndotja e ajrit, sidomos në qytetet e mëdha, shkaktohet kryesisht prej: sektorit të transportit (numri i madh i automjeteve, shumica e të cilave janë të vjetra dhe Pamje nga Parku Kombëtar i Tomorit2Ndotje e ajrit në qytetin e Elbasanit, prej industrisëNdotje e ajrit në qytetin e Tiranës, prej transportitNdotje e ajrit në Fushë-Krujë, prej furrave të gëlqeres34 5Tabela paraqet Zonat e Mbrojtura në vendin tonë.1

