Page 79 - Demo
P. 79
+ÂJPAI=PEG=&&&ġ1EL=NAPALÂNCFEPDODIAJ=PUNKNAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ77pa katalizatorë, apo edhe i makinave të rënda të ndërtimit); infrastrukturës së papërshtatshme rrugore; rritjes së aktiviteteve ekonomike të ndërmarrjeve të vogla e të mesme; riorientimit të popullsisë për ngrohje me derivatet e fosileve; përdorimit të karburanteve me cilësi jo të mirë; përdorimit të kimikateve në bujqësi; prerjes së pyjeve etj. Shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit e kanë: Elbasani (me furrat e shkrirjes dhe fabrikën e çimentos); Fieri e Ballshi (me rafineritë e përpunimit të naftës); Fushë-Kruja (me furrat e prodhimit të gëlqeres), Tirana (si qendër urbane ku investohet në ndërtime dhe me një numër të madh automjetesh) etj. Ndotja në ujëra, sidomos në lumenj, vihet re kur ata u afrohen ose hyjnë në qytetet që përshkojnë. Ndër lumenjtë, Ishmi dhe Gjanica rezultojnë si lumenjtë më të ndotur, pasi ujërat e tyre kanë përmbajtje të ulët oksigjeni (2-4 mg/l), sasi maksimale amoniaku (0,2-10 mg/l) dhe përmbajtje të lartë të shkarkimeve urbane. Në lumenjtë Shkumbin dhe Seman vihen re edhe ndotje prej metaleve të rënda, si rezultat i shkarkimeve industriale. 1. Çfarë janë zonat e mbrojtura dhe si kategorizohen ato?2. Analizoni kategoritë e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe evidentoni përmes shembujve disa nga problematikat me të cilat përballen ato.3. Evidentoni dhe analizoni problemet kryesore të mjedisit në Shqipëri.Radha juajNdotje urbane në lumin Shkumbin Pamje nga Porto RomanoEdhe ujërat detare pranë bregdetit, në disa zona të vendit (p.sh., në bregdetin e Durrësit) kërcënohen nga shkarkimet e mëdha urbane. Ndotja e tokave ndeshet si në qendrat urbane, ashtu edhe në ato rurale. Në qendrat urbane, ndotja e tyre shkaktohet kryesisht nga mbetjet (pasi mundësitë e përpunimit dhe të riciklimit të tyre janë të pakta), nga sektori i ndërtimeve dhe nga mungesa e infrastrukturës përpunuese të ujërave të zeza. Zonat më problematike janë: Fieri (me industrinë nxjerrëse e përpunuese të naftës) dhe Durrësi (sidomos në zonën e Porto-Romanos, për shkak të mbetjeve kimike). Në qendrat rurale, ndotja e tokave shkaktohet prej përdorimit pa kriter të plehrave kimike në bujqësi, mungesës së infrastrukturës dhe kanalizimeve në qendrat e banuara, lënies djerr të tokave, si dhe prerjes apo djegies së sipërfaqeve pyjore. Vëllimi i lartë i ndërtimeve, transporti, punët publike, mjediset argëtuese, parkimet, pajisjet e teknologjisë së lartë etj., kanë rritur shkallën e ndotjes akustike. Gjatë ditës, ndotjen më të madhe akustike (me vlerën rreth 70 dB) e kanë qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Vlorë, Sarandë, Elbasan dhe Korçë, ndërsa gjatë orëve të natës (me vlerën 50-60 dB), Tirana, Durrësi dhe Fieri. 6 7

