Page 8 - Demo
P. 8
1.1 6Diskutojmë rreth: Rajoni dhe llojet e rajoneve Rajoni dhe rëndësia e trajtimit rajonal të territoritMe veprimtarinë e tij, njeriu ka ndërvepruar që herët me mjedisin fizik, duke e transformuar atë në mënyrë të vazhdueshme. Nga njëra periudhë në tjetrën dhe nga një kulturë në tjetrën, ky ndërveprim ka qenë i natyrave të ndryshme, duke krijuar kështu edhe një larmi të madhe peizazhesh. Për të njohur dhe studiuar hapësirën botërore dhe veçoritë e larmishme që e karakterizojnë, gjeografët e rajonizojnë botën në rajone, nënrajone ose në zona më të vogla, duke përcaktuar edhe kufijtë ndarës midis tyre. Dimë se rajoni përfaqëson një njësi të sipërfaqes së tokës me veçori fizike (shih hartën e figurës 1) ose humane qartësisht të dallueshme nga çdo pjesë tjetër e saj. Ndarja e mëtejshme e një rajoni, duke u bazuar në specifikat e shfaqura në brendësi të tij, çon në formimin e nënrajoneve (p.sh., 5 nënrajonet e Evropës të paraqitura në hartën e figurës 2) dhe më tej, në krijimin e zonave më të vogla (p.sh., një zonë industriale, zonë banimi, zonë sportive, zonë tregtare etj.)Shkenca që studion veçoritë fizikogjeografike dhe humane të një hapësire mbi bazë rajoni, quhet gjeografi rajonale.Trajtimi rajonal i territorit (hapësirës) përbën një analizë të rëndësishme dhe mjaft të nevojshme, si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë praktik. BjellorusiUkrainëPoloniGjermaniDanimarkëIrlandëOqeani AtlantikDeti i NorvegjisëDeti i VeriutDeti BaltikDeti EgjeDeti i ZiBritani e MadheIslandëSpanjëFrancëBelgjikëHolandëLuksemburg RepublikëÇekeAustriSlloveniBosnjëHercegovinëLitenshtajnZvicërMontekarloAndorrëItaliSan MarinoVatikanMal i Zi Shqipëri KosovëMaqedoniae VeriutGreqiMaltëQiproBullgariMoldaviSllovakiHungari RumaniSerbiKroaciPortugaliEstoniLituaniRusiLetoniFinlandëSuediNorvegjiD e t i M500 0 500 1000 km e s d h e75060045030015000-150-300-450-600-1800-20 -15 -10 -8 -6 -4 -3 -2 -1 -0.5 0.5 1 2 3 4 6 8 10 15 20e thatë Lagështia e ajrit e lagësht0-1200 -600 00 600Oqeani IndianOqeani AtlantikMeridiani Fillestar 00Oqeani Ekuator PaqësorGjerësia gjeografikegjatësia gjeografikeOqeani Paqësor1200 1800Harta paraqet një rajonizim klimatik të botës, bazuar në përqindjen e lagështisë së ajrit.Rajoni i Evropës, i ndarë në pesë nënrajone12LEGJENDË Evropa Veriore Evropa Perëndimore Evropa Ishullore Evropa Mesdhetare Evropa Lindorekoncepteve rajon dhe rajonizim;llojeve të rajoneve (duke sjellë edhe shembuj).

