Page 80 - Demo
P. 80
Kontrollo kompetencat781 Diskutoni mbi pyetjet e mëposhtme:a) Çfarë ndikimi ka pozita gjeografike e Shqipërisë mbi kushtet natyrore të saj?b) Si ndikojnë faktorët e brendshëm dhe ata të jashtëm në modelimin e relievit shqiptar?c) Si ndikon relievi mbi dukuritë e tjera natyrore, mbi popullimin dhe natyrën e ekonomisë së vendit?d) Cilat janë disa veçori të përgjithshme të klimës së Shqipërisë?e) Si ndikon klima e vendit tonë në dukuritë e tjera natyrore, në shpërndarjen e popullsisë dhe në aktivitetet e saj?f) Cilat janë disa nga veçoritë e përgjithshme të hidrografisë së Shqipërisë?2 Përshkruani larminë e peizazheve natyrore të Shqipërisë dhe renditni faktorët e përgjithshëm që kanë ndikuar në këtë drejtim.3 Evidentoni pozicionin gjeologjik të truallit shqiptar dhe etapat kryesore të formimit të albanideve.4 Plotësoni tabelën e mëposhtme.MineraletLëndët e djegshme Minerale metalore Minerale jometaloreLlojet Shpërndarja gjeografikeLlojet Shpërndarja gjeografikeLlojet Shpërndarja gjeografike5 Përshkruani natyrën e relievit shqiptar dhe renditnifaktorët që kanë ndikuar në formimin e relievit shqiptar.6 Emërtoni në figurën përbri katet hipsometrike të relievit të Shqipërisë dhe përcaktoni zonat që bëjnë pjesë në secilin prej tyre.7 Analizoni morfologjinë e relievit të Shqipërisë, duke evidentuar sistemet kryesore të tij.8 Analizoni faktorët që ndikojnë në formimin e klimës së Shqipërisë.9 Evidentoni elementet e klimës së Shqipërisë.Përsëritja I (Tiparet e përgjithshme natyrore të Republikës së Shqipërisë)

