Page 82 - Demo
P. 82
TEMATIKA 1: NDËRVARËSIA MIDIS NJERËZVE, RAJONEVE DHE MJEDISEVE 4Koncepte kyçeDinamika e popullsisë, shpërndarja dhe struktura e sajMigrimet e popullsisë shqiptare. Shkaqet dhe pasojat e tyreStruktura e vendbanimeve në ShqipëriTiparet e përgjithshme të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe ecuria e tij përgjatë periudhave të ndryshmePotencialet natyrore dhe humane të Shqipërisë dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik të venditSektorët e ekonomisë së Shqipërisë Roli i bujqësinë, industrisë, tregtisë, transportit, turizmit, shërbimeve dhe artizanatitNËNTEMATIKA POPULLSIA DHE EKONOMIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNxënësi/ja:• interpreton ecurinë e zhvillimit të popullsisë dhe të vendbanimeve;• analizon ecurinë e numrit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme;• dallon faktorët që ndikojnë në shpërndarjen gjeografike të popullsisë; • interpreton me ndihmën e hartës tiparet e shpërndarjes gjeografike të popullsisë;• analizon tregues të lëvizjes natyrore të popullsisë;• vlerëson ndikimin e lëvizjes natyrore të popullsisë në numrin e përgjithshëm të popullsisë;• hulumton në burime të ndryshme dhe interpreton grafikë, të dhëna statistikore etj., në lidhje me ecurinë e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe lëvizjen natyrore të saj;• analizon procesin e migrimit si promotorin e të gjitha ndryshimeve demografike të popullsisë shqiptare, duke u ndalur në periudhën e viteve ‘90;• evidenton territoret ku kanë migruar shqiptarët, si dhe problemet e integrimit të tyre;• evidenton tiparet e përgjithshme të strukturës së popullsisë së Shqipërisë, referuar: moshës, gjinisë, vendbanimit, etnisë dhe fesë;• ndërton dhe analizon grafikë të strukturës së popullsisë dhe hartat e shpërndarjes gjeografike të saj;• përshkruan tiparet e përgjithshme të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, duke analizuar ecurinë e tyre përgjatë periudhave të ndryshme;• vlerëson potencialet natyrore dhe humane të Shqipërisë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit;• analizon rolin e sektorëve të veçantë të ekonomisë në zhvillimin e Shqipërisë (bujqësinë, industrinë, tregtinë, transportin, turizmin, shërbimet dhe artizanatin);• vlerëson problemet e sotme dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, në kuadër të integrimit rajonal dhe evropian;• ndërton dhe analizon grafikët e strukturës së ekonomisë dhe degëve të saj, si dhe hartat e shpërndarjes gjeografike të rajoneve kryesore bujqësore e industriale të Shqipërisë.80

