Page 83 - Demo
P. 83


                                    814.1 3RSXOOLPLGKHQGU\\VKLPHWGHPRJUDÀNHnë Shqipëri Diskutojmë rreth: popullimit dhe vendbanimeve të hershme ilire;ndryshimeve që ka pësuar numri i popullsisë së Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme. Popullimi i hershëmTrualli ku banojnë sot shqiptarët, në kohët më të lashta është banuar nga një popullsi paleo-indoevropiane, në antikitet nga ilirët dhe në periudhën e mesjetës së hershme, nga pasardhësit e tyre, arbrit. Popullsia e këtyre trojeve ka ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi gjuhën dhe kulturën e vet. Të dhënat arkeologjike që janë gjetur në Xarë të Konispolit, në Kryegjatë (në afërsi të Apolonisë), në Gajtan të Shkodrës etj., dëshmojnë se trevat shqiptare janë banuar që nga paleoliti i mesëm (100 000 vjet - 30 000 vjet më parë). Zbulimet arkeologjike në zona të ndryshme të vendit vërtetojnë gjithashtu se popullimi i këtyre trevave në neolit u bë më i dendur, për shkak të klimës dhe botës së gjallë që u zhvillua gjatë kësaj periudhe. Objektet e ndryshme arkeologjike dëshmojnë se në epokën e hekurit, territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, të cilët përbënin një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme dhe zinin gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit pr.K., bashkësitë e fiseve ilire shtriheshin nga lumi Sava në veri deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, dhe nga rrjedhat e lumenjve Morava e Vardar në lindje, deri në brigjet e Adriatikut dhe Jonit në perëndim. Zhvillimi politiko-shoqëror i popullsisë ilire gjatë shek. XII-V pr.K., solli shpërbërjen e organizimit fisnor dhe kalimin e saj në një rend të ri, në atë skllavopronar. Lindja dhe zhvillimi i vrullshëm i qyteteve përgjatë brigjeve të Adriatikut në shek. IVIII pr.K., sollën gradualisht formimin e shteteve ilire. Ndër formacionet shtetërore të krijuara, shkallën më të lartë të zhvillimit politik e arriti Shteti Ilir (ose Mbretëria Ilire), i cili luajti një rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës. Në shekujt që pasuan, që nga mesjeta e hershme deri në shek. XII ps.K., si rezultat i lindjes dhe fuqizimit të formacionit shtetëror të Arbrit (i cili ishte vazhdim i fisit ilir albanoi gjatë antikitetit), kjo popullsi njihej me emrin arbër, ndërsa nga shek. XIII e në vazhdim, me emrin shqiptar (albanense). Gjatë mesjetës, sidomos në periudhën e dyndjeve në Ballkan (deri në përfundim të dyndjeve sllave në fund të shek. VIII), pavarësisht rritjes së numrit të popullsisë shqiptare, sipërfaqja e shtrirjes së saj, krahasuar me atë të mëparshme, filloi të tkurrej.  Dinamika e popullsisë Regjistrimi i parë i popullsisë shqiptare gjendet i pasqyruar në regjistrin kadastral të vitit 1431-1432. Megjithatë, të dhënat e tij janë të pjesshme, pasi tregojnë vetëm numrin e popullsisë së Sanxhakut të Shqipërisë (me kryeqendër Gjirokastrën). Në vitin 1506, ai u plotësua me të dhënat e ndryshme.Statujë e mbretëreshës TeutëPërkrenare ilire Pamje nga ButrintiMonedhë ilire3142
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87