Page 84 - Demo
P. 84


                                    Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë82800 000700 000600 000500 000400 000300 000200 000100 0000Numri i popullsisëViti 2001 Viti 2011Berat193 020DibërDurrësElbasanFierGjirokastërKorçëKukësLezhëShkodërTiranëVlorë140 964265 330 245 179 136 630189 854597 899763 634192 982256 473159 182111 393265 182112 831362 736382 544296 082310 98975 172220 43885 239135 609217 375184 2791. Përshkruani popullimin e hershëm të Shqipërisë. 2. Analizoni dinamikën e popullsisë së Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme.3. Pse pas vitit 1990, numri i popullsisë shqiptare ka pësuar rënie? Sillni shembuj.4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike rreth ndryshimeve që ka pësuar gjatë viteve numri i përgjithshëm i popullsisë në vendbanimin tuaj, duke përcaktuar faktorët kryesorë që kanë ndikuar në të.Radha juajregjistrimit të përgjithshëm të të gjitha tokave shqiptare (përveç të dhënave rreth tokave ku ishte zbatuar më parë sistemi i timarit, u shtuan të dhëna të reja mbi krahinat malore të vetëqeverisura, në të cilat nuk ishte zbatuar ky sistem). Mendohet se deri në momentin e copëtimit të trevave shqiptare në vitin 1913, numri i popullsisë së tyre ishte rreth 1 500 000 banorë. Pas copëtimit të tyre, brenda kufirit politik të Shqipërisë mbeti më pak se gjysma e popullsisë shqiptare (rreth 740 000 banorë). Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë i vitit 1923, i cili është edhe më i hershmi në Shqipëri, tregoi se numri i popullsisë ishte rreth 814 380 banorë. Që nga ajo kohë e deri në vitin 2011 janë kryer disa regjistrime të popullsisë, të cilat deri në vitin 1960 kanë qenë regjistrime 5-vjeçare, më pas 10-vjeçare (1969-1979), sërish 5-vjeçare (1983-1989) dhe pas 1989-ës e në vazhdim u kalua në sistemin 10-vjeçar. Për vite me radhë, nga regjistrimi i përgjithshëm i vitit 1923 deri në regjistrimin e 1989-ës, numri i popullsisë ka njohur vazhdimisht rritje. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e popullsisë janë ritmet e larta të shtimit natyror të saj. Rritjen më të madhe, ajo e ka shënuar gjatë viteve 1955-1989, periudhë e cila u karakterizua nga lindshmëria e lartë (e stimuluar edhe nga politikat demografike shtetërore) dhe nga ulja e vdekshmërisë. Në regjistrimin e vitit 1989, popullsia e Shqipërisë ishte 3182 417 banorë, me një rritje vjetore prej rreth 2%. Regjistrimi i popullsisë më 1 prill të vitit 2001 shënoi një ulje të ndjeshme të numrit të popullsisë, krahasuar me atë të vitit 1989. Ndonëse nga Instituti i Statistikave, bazuar në ritmet e shtimit natyror, parashikohej që numri i përgjithshëm i saj të ishte 3,78 milionë banorë, ajo rezultoi 3 087 159 banorë.Veshje popullore e Shqipërisë së Mesme 5Numri i popullsisë në Shqipëri sipas qarqeve në dy CENSUS- et e funditNga viti 2001 e në vazhdim, numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ritmet e shtimit natyror të saj kanë pësuar rënie të mëtejshme. Kështu, në regjistrimin më të fundit të popullsisë dhe të banesave në prill të vitit 2011, popullsia në Republikën e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra numri i popullsisë ishte zvogëluar me 7,7%. Ndërkohë që sipas të dhënave të INSTAT, në 1 janar 2021 popullsia e Shqipërisë rezultoi 2 829 741 banorë.Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të popullsisë janë:- emigracioni i shqiptarëve pas vitit ’90, i cili fillimisht u karakterizua nga largimet në masë të individëve e më pas edhe të familjeve të tyre (bashkimet familjare);- ulja e lindshmërisë për shkak të emigrimit (kryesisht të moshës së re), rritjes së moshës së martesës, si dhe aplikimit të politikave të planifikimit familjar. Për rrjedhojë, shtimi natyror i popullsisë në Republikën e Shqipërisë shkoi nga 26 ‰ më 1989-ën, në 12 ‰ në vitin 2001. 6
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88