Page 85 - Demo
P. 85


                                    83Dendësia e popullsisë 11511010510095901989111 b/km2108.2 b/km298.7 b/km2 98.4 b/km2VitiDendësia e popullsisë2001 2011 20204.2 6KSsUQGDUMDHSRSXOOVLVsGKHVWUXNWXUDHVDM Shpërndarja e popullsisëNdryshimet që ka pësuar numri i popullsisë në Shqipëri janë shoqëruar edhe me ndryshime në shpërndarjen dhe dendësinë mesatare të saj. Shpërndarja gjeografike e popullsisë nuk ka qenë e njëjtë në të gjithë hapësirën e Republikës së Shqipërisë, për shkak të disa faktorëve të rëndësishëm, siç është ai natyror, faktori demografik dhe faktori politiko-ekonomik. Faktori natyror ka ndikuar në çdo periudhë historike në shpërndarjen e popullsisë në Shqipëri. Relievi fushor, tarracat lumore, shpatet me pjerrësi të vogël, si dhe zonat me klimë të butë e pranë burimeve ujore kanë njohur përqendrimin më të madh të popullsisë. Edhe pas vitit ‘90, një ndër faktorët kryesorë që ndikoi në lëvizjen e një pjese të popullsisë drejt territoreve perëndimore të vendit ishte ai natyror.Faktori demografik njihet si një ndër faktorët e rëndësishëm që ka ndikuar në shpërndarjen e pabarabartë të popullsisë në vend. Në zonat rurale, për shkak të aktivitetit bujqësor (i cili kërkonte sa më shumë krahë pune), lindshmëria ka qenë përherë më e lartë se në zonat urbane pavarësisht se pas viteve ‘90, ritmet e shtimit natyror të popullsisë pësuan rënie edhe në këto zona. Në vitin 2011, numri mesatar i anëtarëve të një familjeje rezultonte më i ulët, krahasuar me regjistrimet e mëparshme (shih tabelën 1). Faktori politiko-ekonomik, në periudha të ndryshme ka pasur ndikim të madhnë shpërndarjen e popullsisë. Gjatë viteve 1945-1990, ndonëse shpërngulja e individëve apo e familjeve të tyre brenda vendit ishte e kontrolluar dhe emigracioni i ndaluar, politikat e industrializimit (ndërtimi i objekteve të mëdha industriale) dhe hapja e tokave të reja sollën përqendrime të popullsisë në zona të ndryshme të vendit. Ndikime të ndjeshme në shpërndarjen e popullsisë në vend patën ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri pas viteve ‘90, kalimi nga një ekonomi e centralizuar në ekonominë e tregut, migrimet e brendshme dhe emigracioni masiv (sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të parë të tranzicionit). Për pasojë, edhe dendësia mesatare e popullsisë në Shqipëri ka pësuar ulje, nga 111 banorë/km2 në vitin 1998, në 98,7 banorë/km2 në regjistrimin e vitit 2011 dhe 98.4 banorë/km2 në vitin 2020 (shih tabelën e figurës 2 dhe hartën e figurës 4).Diskutojmë rreth: shpërndarjes gjeografike të popullsisë në vendin tonë dhe faktorëve që ndikojnë në të; tipareve të përgjithshme të strukturës së popullsisë së Shqipërisë, sipas moshës, gjinisë, etnisë etj.Dendësia e popullsisë në Shqipëri (në banorë/km2 2 )Anëtarë/Familje 1979 1989 2001 2011 Në shkallë vendi 5.6 4.7 4.2 3.9 Në zona urbane 4.6 3.9 3.9 3.6 Në zona rurale 6.2 5.3 4.5 4.2Tabela paraqet numrin mesatar të anëtarëve të një familjeje, në vite.13 Pamje nga bashkia Kamëz
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89